Si të bini prapë në dashur me partnerin? Këto janë këshillat e psikologëve

574
Sigal

Një thënie thotë se nuk mund të zgjidhni personin me
të cilin bini në dashuri, sepse kjo ndodh në mënyrë të rastësishme.

Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron se ne kemi
kontroll më shumë se ç’mendojmë në zemrat dhe kokat tona. Kjo sepse psikologët
kanë zbuluar se është e mundur që me vullnetin tuaj ta rritni ose zvogëloni
dashurinë që e keni për dikë.

Këtë dukuri ata e quajnë “rregullim i dashurisë”.

Edhe nëse nuk do të mundeshim ta kontrollojmë
krejtësisht dashurinë, të paktën mund t’i japim asaj një formë.

Psikologët, pas eksperimenteve të tyre, sugjerojnë
t’i ndiqni këshillat e mëposhtme për të rënë prapë në dashuri me partnerin
tuaj:

* Bëni ndryshime të vogla – kjo mund të
jetë përqafimi i partnerit para se të ikën për punë, apo përshëndetja e ngrohtë
pasi të kthehet. Këto janë gjëra të vogla, por padyshim se bëjnë ndryshim.

* Buzëqeshni partnerit – buzëqeshja liron
dopaminë, dhe mundësitë janë të mëdha që edhe ai do t’jua kthejë buzëqeshjen.

* Mendoni pozitivisht – fokusohuni në
gjërat që ju pëlqejnë rreth partnerit, imagjinoni kohëra të lumtura në të
ardhmen dhe shkruani ato diku.

* Bëni seks – edhe nëse nuk ju pëlqen,
seksi është i rëndësishëm sepse studime të shumta kanë treguar që njerëzit
duken më joshës në lidhje pas seksit.

* Bëni gjëra të reja bashkë – kjo është
dëshmuar se i ndihmon çiftet të ndjehen më të joshur nga njëri-tjetri.