“Shtype rrushin fort, të dalë mushti”, Ilir Shaqiri tregon vuajtjet si emigrant: Si më tallnin italianët

710
Balerini i njohur shqiptar në Itali dhe Shqipëri, Ilir Shaqiri nuk e ka pasur të shtruar me flori rrugën e karrierës së ij, përkundrazi, vështirësitë për të kanë qënë më të ëdha, duke pasur parsysh faktin se ndohej në një vend të huaj. I ftuar në “Xing me Ermalin” ai ka treguar mbi sfidat e para në Itali, mbijetesën e vështirë, punët që bënte, madje thotë se është detyruar të duronte dhe talljet e italianëve.
“Nisja e karrierës dhe stabilitetit të jetës në Itali ka qënë shumë e vështirë. Ka patur raste kur vinte fundi i muajit dhe nuk kishte një kokërr vezë në shtëpi për të ngrënë”,- thotë ai.
Balerini tregoi ndër të tjera se për disa kohë ka fjetur edhe në zyrat e një fabrike çimentoje. “Një ditë madje një fshatar aty më thotë: do të punosh e të mbijetosh? Ajo atje është kodra, këto janë kovat. Merri, mbushi me rrush dhe zbriti këtu sërish”,- kujton balerini.
Duke vijuar rrqfimin ai shton se pasi i zbriste këto kova për një muaj rresht edhe duheshin shtypur.
“Meqënëse isha balerin, me këmbë të forta e me muskuj nga stërvitja, ata më thanë: Po mirë, hip këtu dhe jepi, shtyp rrush sepse na duhet që të dal mushti tani. Kishin edhe muzikën italiane në sfond dhe ndërkohë që ata hanin panine dhe unë i uritur shtypja kovat me rrush, ata më thonin: ‘Balla balla balerino… kërce, kërce, balerin! Ishte e frikshme për një person që kishte studiuar balet klasik e që kishte investuar vite të tëra në balet, të trajtohej ashtu. Më pas, gjërat ndryshuan”,- rrëfeu Ilir Shaqiri i prekur
Sigal