Sejmen Gjokoli/ IKU DHE TELI… 

553
Sigal

Lamtumire aktori dhe njeriu i mirë, Teli Stefani !

( Në vend të homazhit për aktorin gjirokastrit, Teli Stefani )

Nga sot në kalldrëmet e Gjirokastrës nuk do të dëgjohet më troku i bastunit të tij. As silueta e një kapele republike nuk do shfaqet më rrugicave të qytetit të gurtë…

Një burrë i bukur tani e tutje do ti mungojë qytetit hije rëndë. Teli Stefani, aktori me një portret prej artisti të lindur shkoi…Jemi rritur me humorin e këtij zagoriti brilant dhe sa herë jemi ndjerë krenarë që vendlindjen e kishim të njëjtë. Dukej i prerë për role karakteresh dhe për aq sa i dhanë na i dha të gdhendur në skenë e kinematografi si askush tjetër. Njohës i shkëlqyer i traditës dhe shpirtit këngëtar të popullit të vet, të zagoritëve me histori e kulturë të rrallë edhe më shumë. Këtë e tregoi kur ” ferra i zu këmbën…e theu shtambën” atje në Kalanë e Festivalit. Çajup i interpretimit të humorit të Çajupit krijues, gjitonit të vet , aty në vendlindje, në Zagori. Tani e pas në Gjirokastër do të kemi një margaritar të fjalës e interpretimit më pak por një monument shpirtëror më shumë.  Teli Stefani punoi dhe për një jetë e ngriti vetë atë “monument”. Në memorien dhe zemrën e njerëzve, kudo ku shërbeu me artin e Tij të skenës e ekranit.