Intervista/ Flet këngëtarja e mirënjohur Vida Kunora
-Klipi im i parë realizuar me protagonist humoristin Zef Deda
- Mbaj distancë nga femrat që betohen shpesh e qajnë shpejt
- Jam ndodhur keq në Greqi kur kisha marrë fustanin dhe një sandale e tjetrën e kisha harruar
- -Kur vesh fustanin me flamurin kuq e zi në emigracion duartrokitjet nuk reshtin
Albert Z. ZHOLI
Një këngëtare e qetë në bisedë por shpërthyese në skenë. Hapat e para i hodhi në një koncert në TVSH, pastaj në Festivalin e Gjirokastrës dhe tashmë e sheh kudo ku ka emigrantë shqiptarë. Në Youtube ka rreth 100 klipe e ndërsa në treg 6 albume. Thuajse ka kënduar në të 5 kontinentet dhe ndihet e plotësuar nga respekti i fansave. Kur vesh fustanin me flamurin kuq e zi në emigracion duartrokitjet nuk reshtin deri në fund të këngës.
-Kur keni kënduar për herë të parë dhe kush ju ka zbuluar si këngëtare?
– Si çdo këngëtare dhe unë jam pikasur në bankat e shkollës fillore .. Ishte mësuesi im që më vuri në dukje zërin tim dhe veshin muzikor..
-Cila ka qenë kënga e parë që keni kënduar dhe ku?
Kënga ime e parë e debutuar në skenë ishte në një koncert në TVSH në vitin 1994 ku dola aq bukur dhe të nesërmen mora shumë komplimente e më pas erdhi Festivali Folklorik i Gjirokastrës ku u futa në radhën e këngëtareve të mira!
-Kush ju ka mbështetur në këtë rrugë?
Në rrugën time më ka mbështetur familja, veçanërisht mamaja ime, e cila më priste e përcillte duke dalë përballë babit e vëllezërve, të cilët nuk e përkrahnin dhe aq pasionin tim, pasi jetonim në fshat dhe opinioni bënte të vetën ..-
-Kur e keni realizuar klipin dhe albumin parë?
Klipi im i parë është realizuar nga BBF me protagonist humoristin Zef Deda.
-Me cilët këngëtarë bashkëpunoni më shumë?
Bashkëpunoj me shumë kolegë e kolege, më së shumti me Zef Bekën, Arben Gjeloshin, Pëllumb Vrincën, Indrit Milikën, e shume të tjerë…
-Sa klipe keni realizuar?
Në yotube kam rreth 100 klipe e ndoshta me shumë, kam 6 albume në treg!
-Cili është këngëtari juaj i preferuar?
Këngëtarë të preferuar kam mjaft, por më mirë s’po i përmend se më zemërohen tjerët (hahaha)
-Veshja juaj e preferuar në skenë?
Në skenë preferoj të jem serioze, dua të kem prezencë e të tërheq vëmendjen sapo të filloj të këndoj! Kur vesh fustanin me flamurin kuq e zi në emigracion duartrokitjet nuk reshtin deri në fund të këngës.
-Cili ka qenë koncerti që mbani më shumë mend, që ka pasur shumë sukses dhe më shumë spektatorë?
Koncertet i kam fatmirësisht të shumta, më shumë jashtë shtetit, po në kujtesë si më i suksesshmi mbetet në Australi në Aadelaide vitin e kaluar.
-Kur jeni ndjerë më keq në skenë?
Ka dhe raste kur nuk jam ndjerë mirë-mirë në skenë, kur zëri më ka ikur nga ndonjë ftohje, por edhe njëherë në Greqi, kur kisha marrë fustanin dhe vetëm një sandale ndërsa tjetrën e kisha harruar (hahahah)
-Është dashuria për ju?
Dashuria për mua është një dimension i gjerë, është gjithçka, pasi pa dashuri nuk ka frymë, nuk ka jetë. Dashuria është bukuria e shpirtit, është zëri i zemrës, lum kush e njeh dhe e përjeton pozitivisht me gjithë qenien e vet.
-Me kë keni më shumë shoqëri, me femra apo me meshkuj?
Shoqërinë e kam më shumë me meshkujt, se ne femrat jemi xheloze për njëra tjetrën (hahaha)
-Çfarë pëlqeni më shumë tek një femër?
Tek një femër pëlqej karakterin, sinqeritetin dhe i adhuroj femrat që kujdesen për vetveten që kanë humor e shpirt pozitiv, dhe mbaj distancë nga femrat që betohen shpesh e qajnë shpejt.
-Cili është mendimi juaj për femrat shqiptare?
Femrat shqiptare janë të forta dhe të zgjuara ( si unë, hahaha)
-Çfarë raporti keni me cigaren dhe pijet alkoolike?
Nuk pi cigare as alkool, thjesht një gotë verë me miq zemre!
-Ku preferoni t’i bëni pushimet?
Pushimet në Shqipëri, se ndihem e plotësuar. Dhërmiun e kam për zemër!
-Kënga e fundit dhe koncerti i fundit?
Kënga e fundit titullohet “ NDIZE”, e re, e sapo dalë nga ‘furra’, është pritur mjaft mirë dhe jam shumë e kënaqur pasi më pëlqen mua pa masë!!! Koncertin e fundit e kam këtë të shtunë në Milano e, pastaj, aksion me dasmat!!! Falënderim pafund për të gjithë fansat, dashamirësit e çiftet që këtë verë më kanë zgjedhur mua të jem pjesë e gëzimeve të tyre të zemrës!