Rita Ora përlotet për vendlindjen e saj, Kosovën

531
Këngëtarja Rita Ora është përlotur gjatë një intervistë ku ka folur për këngën e saj “Shine your Light” të cilën ka thënë se e ka shkruar për Kosovën dhe se ka dashur që ta realizonte videoklipin e saj.
“Këtë këngë e shkrova, kisha nevojë diçka për të kapur, për ta ndjerë. E vetmja gjë që e ndjeva të ishte e vërtetë, ishte Kosova dhe doja ta shkruaja një këngë për dritën që ndriçon mbi Kosovën sepse ne jemi njerëz të mrekullueshëm. Punojmë shumë dhe jemi të ndershëm, për këtë doja të vija në Kosovë, në Prishtinë, dhe ta xhiroja videon”, tha ajo.
Ndryshe, Rita ka dhënë intervistë gjatë momentin të inaugurimit të Ambasadës së Kosovës në Britani ku edhe u shpall Ambasadore Nderi e Kosovës.
Sigal