Rihanna pozon me të dashurin e ri, Travis Scott në reklamën e ‘Puma’

538
Sigal

Ata kanë konfirmuar se janë më tepër se sa miq, teksa u shfaqën në poza mjaft imtime gjatë festës së ‘New York Fashion’. Kështu që Rihanna ka zgjedhur pikërisht të dashurin e saj, Travis Scott si aktor në reklamën e koleksionit të saj më të ri ‘Puma’.

Çifti më i ri në botën e showbiz janë bashkuar në një set fotosh bardhë e zi për fushatën e fundit publicitare. E ulur në një kuti të madhe me ngjyrë të bardhë, Rihana duket mjaft sensual me një fustan me ngjyrë të zezë, ndërsa i dashuri i saj tregon fizikun e tonifikuar i veshur vetëm me një palë pantallona lëkure.