Rati: Bashkëpunimet e mia me Zajminën & Anjeza Brankën ishin fine …

981
Sigal

Personazh/ Flet Këngëtari i mirënjohur, Plaurent Shushku (Rati): Do këndoj deri sa të vdes !

 Është padyshim një ndër këngëtarët më të kërkuar të muzikës popullore e tallava . Zëri i tij brilant është kaq i dashur për publikun shqiptar, sa të gjithë do të donin ta kishin pjesë të gëzimeve familjare. Ka një axhendë të ngarkuar me koncerte e dasma , por kur bëhet fjalë për të argëtuar shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Diasporë… Rati nuk i thotë kurrë JO ftesave të tyre. Jeta e tij është e lidhur me avionin, pasi gjithnjë ka kërkesa nga të katër anët e botës, ku ka komunitet shqiptar . Në intervistën e mëposhtme, Rati na rrëfen me detaje jo vetëm jetën e tij profesionale, projektet artistike, raportin me publikun, por edhe prapaskenat e klipit të tij më të fundit me Bes Kallakun …

 Përshëndetje Rati. Së fundi keni publikuar një klip muzikor. Na zbuloni diçka më tepër rreth këtij projekti?

Klipi im më i ri titullohet “Jeta e fundit” dhe është një bashkëpunim (Duet) me Aktorin & Këngëtarin e mirënjohur Bes Kallaku. Klipi është realizuar nga Ed Ndreshaj, Teksti e Regjia nga B. Kallaku dhe transmetohet në Supersonic TV.

 -Këngët e Shqipërisë së Mesme mbeten të preferuarat tuaja. Pas saj, këngët, e cilës krahinë vijnë?

Pas saj vijnë këngët e Jugut. I adhuroj, sepse më bëjnë të qaj dhe të kërcej njëkohësisht. Do këndoj deri sa të vdes…

 -Emri juaj është mjaft i kërkuar edhe nga bashkatdhetarët në diasporë. A janë më të veçantë koncertet jashtë vendit, sesa këtu?

Po dhe të veçantë i bën pjesëmarrja, sepse çuditërisht këtu nuk ka shumë pjesëmarrje. Një arsye tjetër që i bën të veçantë është edhe malli që bashkatdhetarët kanë për vendin e tyre. Kur dëgjojnë këngë të tabanit shqiptar mallëngjehen dhe në një formë shuajnë “etjen” për vendin e tyre.

 -Jeni i ftuar shumë edhe në dasma. Çfarë ndien kur këndon në dasma?

Në dasma është një emocion i veçantë. Jam përzgjedhur për të qenë në ditën më të rëndësishme të një çifti. Të gjithë të kushtojnë vëmendje. Momenti më i bukur është kur unë këndoj dhe çifti vallëzon.

 -Parfumi i preferuar, cili është ?

Për momentin po përdor “One Million”

  -Muzika për ju është pasion, profesion apo biznes ?

 Profesioni është i pandashëm nga biznesi, ecin bashkë dhe për të qenë të suksesshëm kërkohet dhe faktori pasion. Ose pasioni mban gjallë profesionin dhe i jep kuptim dhe shije biznesit .

-Marka e preferuar e makinës?

“Foristradë X5”

 -Ju keni shume bashkëpunime (duete), cili vlen për t’u përmendur si më i suksesshmi ?

Duetet janë të preferuarat e mia. Sigurisht që, do të përmend bashkëpunimin me Zajminën e Anjeza Brankën.

 -Kur je ndjerë më keq në skenë?

Nuk më kujtohet një moment i tillë, përveçse gjërave të vogla që s`vlejnë për t’u përmendur.

 -Je lexues i rregullt i shtypit rozë, apo i blen gazetat vetëm kur je edhe ti pjesë e tyre ?

Sigurisht që, më pëlqen të lexoj, por kur jam i përgatitur me kohën. Më pëlqen të jem i informuar mbi aktualitetin.

  -Gafa më e sikletshme që, ke bërë në daljet publike ?

Të them të drejtën nuk kam bërë ndonjë gafë aq të madhe sa që mund ta quaja të sikletshme. Kam qenë dhe jam gjithnjë i kujdesshëm.

 -Je për martesë, apo bashkëjetesë ?

Për bashkëjetesë, si fillim.

 -Pjata juaj e preferuar ?

 Prodhimet e detit kryesisht, por edhe supat i konsumoj.

 -Ku i kaloni fundjavat tuaja?

Fundjavat e mia në përgjithësi janë në skenë dhe punë, e cila më bën të jem i lumtur dhe afër publikut.

 -Cila është stina më e bukur për ju ?

 Për mua të katër stinët kanë bukurinë e vet, mjafton t’i organizosh bukur.

  -Marrëdhënia me cigaren & pijet alkoolike ?

 Nuk i preferoj aspak, janë parazitë që nuk zënë vend tek unë

-Pro apo kundër Kirurgjisë plastike ?

Patjetër që Pro, kjo gjë është në dëshirën e personit.

-Familja juaj…

Unë jam i martuar dhe kam një djalë. Familja është e shenjtë për mua.

  -Si janë shqiptarët me veshjen, në gjykimin tuaj?

Shumë mirë, të paktën njerëzit e medias dhe televizionit, që ne shohim çdo ditë dhe që deri diku janë një etalon për popullin në përgjithësi, kryesisht të rinjtë, janë goxha të kuruar, qofte në stil gjithashtu në përzgjedhje.

-Ç`mendoni për këtë intervistë ?

Intervista më e bukur që kam dhënë ndonjëherë. Faleminderit “Telegraf” !