Rajna Kovaçi/ Elena Gjika, intelektualja më e famshme e Evropës së 1800-s

1705
Sigal

Elena Gjika – një nga Intelektualet më të famshme të  Evropës së 1800

Elena Ghica u lind më 22 janar 1828, në Bukuresht, ajo e kaloi fëmijërinë e saj në pallatin e  madh të familjes, që ishte një muze i vërtetë me aq shumë antikitete, piktura dhe skulptura, dhe biblioteka shumë e madhe dhe me libra të rrallë. Në këtë vend të vecantë dhe në këtë atmosferë me vlerë të madhe intelektuale, Elena pati mundësinë të takonte shkrimtarët e mëdhenj të kohës rumunë dhe të huaj. Nuk është për t’u habitur që Elena Gjika u bë fëmijë i mrekullullueshëm, sepse duhet të themi se në moshën pesë vjeçare ajo deshifroi sekretet e gjuhës së grekëve të lashtë dhe grekëve modernë, mësoi latinisht, frëngjisht, italisht, anglisht dhe gjermanisht. Elena mori arsimin bazë nga Gregorios Papadopoulos, një profesor në Shkollën e Arteve të Bukura në Athinë dhe francez JA Vaillant, por mësuesi grek habitej nga gjenialiteti i saj që fëmijë, ai ka shkruar : “Aftësitë e saj intelektuale përpiheshin aq shpejt sa që nuk kishte student në botë ti përpinte me aq shpejtësi  sa ajo…  “.  E gjithë familja Gjika shkoi jashtë vendit, për një periudhe 7-vjeçare, vizituan Vjenën, Berlinin, Dresdenin dhe Venedikun. Duke u vlerësuar Elenën për përsosjen e saj intelektuale dhe bukurinë mahnitëse. Në këtë periudhë ajo u takua në Berlin, me mentorin, Aleksander Humboldt, një arkeolog dhe një shkencëtar  i shkencave biologjike shume i pasionuar.  Në moshën 14-vjeçare, Elena Gjika përkthente  nga greqishtja “Iliadën”  një vepër që u botua në Leipzig në Universitetin e Gazetës. Por gjenialiteti i saj nuk u mbyll këtu: Në fëmijëri dhe adoleshencë ajo mori mësime muzikore, praktikoi sporte të tilla si notin, madje edhe pjesë të gjuetisë të rriturve. Gjatë kohës që ishte nëpër europë, ajo studioi pikturën dhe muzikën, historinë e letërsisë, sociologjinë, fenë dhe përsosi gjuhët e huaja. Studjoi  me mjeshtrat Ciccarelli, Fanny Persiani, Balfi dhe Ronconi, dhe pikturonte me Felice Schiavoni dhe Kaufmann.  Më vonë, pikturoi në një pëlhurë në vaj veprën e nënshkruar “Elena Gjika 1844”, një “Peizazh i egër që kalonte” nga malet Bucegi, pikturat e saj të para u ekspozuan në Dresden në 1845, dhe në moshën 20-vjeçare ajo kompozoi muzikë me poezi të Eliade Rădulesku “La Istru”. Elena Gjika u përsos shumë si nga ana intelektuale por edhe fizikisht. Një prej biografëve të saj, Armand Pommier, shkruante: “Figura e saj ka marrë një formë perfekte, me një pastërti e përsosmëri të madhe në të gjitha detajet, ishte një palete me ngjyra të ndezura, të theksuara dhe të areduara nga dy sy të mrekullueshëm të zinj. Pamja e saj e thellë dhe e gjallë frymëzonte mirësi dhe vullnet të mirë; flokët e zinj kurorëzonin ballin e gjerë dhe të zhvilluar mirë, nën të cilin shkëlqenin të gjitha dritat e gjenis “. Në fund të 1848-s, Mihail Gjika u kthye në atdhe me familjen e tij dhe në shkurt 1849 Elena Gjika, e cila kishte zgjedhur pseudonimin letrare Dora D’Istria, u martua me vullnetin e prindërve të saj me princin rus Aleksandër Koltov- Masalski, një toger rus i ri, pasardhës i themeluesit mitik të shtetit rus, Rurik Normandul dhe anëtar i familjes së dytë më të vjetër dhe më të shquar të tretë në rusi, të cilin e takoi në Iasi. Elena Gjika u vendos me burrin e saj në Shën Petersburg, ku vazhdoi të studiojë dhe ku bota artistike ruse u impresionua me inteligjencën, kulturën dhe bukurinë e saj. Është po aq e vërtetë që Elena, duke iu përmbajtur parimeve të çlirimit të principatave, ishte në konflikt me mentalitetin e shoqërisë ruse. Në vitin 1854, ajo mori pjesë me dy peizazhe të pikturuara e frymëzuar nga poezia e Hajnes “The Brad” dhe “The Palm” në një konkurs të organizuar nga Muzeu Ermitage në Shën Petersburg, për të cilin mori medaljen e argjendtë. Pas pushtimit të Tokave Rumune nga Rusia, në tetor të 1853, ajo protestoi me forcë, duke qenë pranë mërgimit në Siberi. Asaj ju përsërit paralajmërimi për të censuruar protestat e saj, dhe në vitin 1855 atë e thirrën në polici në Shën Petersburg për mosbindje. Më 26 prill 1855, ajo u largua e pa divorcuar zyrtarisht, por u nda me bashkëshortin e saj. Më pas ajo u largua nga Rusia sepse nuk e duroi dot klimën politike joliberale-konservatore. Nga kjo kohë për të filloi një periudhë  e re,  udhëtimesh, studimesh, ku kishte një gamë shumë të gjerë interesash, duke filluar nga historia, filozofia, reflektimet mbi çështjet fetare, politike, ekonomike, letrare e deri te thellimi i traditave popullore. Më pas jetoi në Zvicër, në Francë, në Greqi e Itali, mes Venedikut dhe Firences, ku ajo u vendos në një vilë të vogël, në atë kohë jashtë qytetit, në rrugën Leonardo da Vinçi, nga e cila largohej vetëm për ekskursionet, udhëtimet, ekspeditat e  vazhdueshme në drejtim të Ligurias, ose për të përshkuar itinerare më të gjata. Udhëtoi duke arritur deri në skajet veriore të Evropës e deri në jug të Greqisë, gjithashtu vizitoi, gjë shumë e pazakontë për atë kohë, Shtetet e Bashkuara, ku frymëzoi poetin e shkrimtarin e madh amerikan Longfelloë për poemën e famshme kushtuar Skënderbeut.   Ajo ishte gruaja e parë që mori pjesë në ngjitjen e majës Mönch në Alpet Bernese të Zvicrës jugore. Ajo zgjodhi si pseudonim artistik emrin “Dora d’Istria”, sepse përfshinte cdo gjë që që përbënte themelin e punës së saj, lidhjen e fortë me rrënjët e saja dhe në të njëjtën kohë një konceptim kozmopolit dhe tolerant, të hapur ndaj botës dhe kulturës. Në një epokë që përtërinte magjepsjen e miteve të lashta të lumenjve, pseudonimin artistik nuk e zgjodhi në mënyrë të rastësishme, ndryshe nga bashkëkohëset e saj si Zhorzh Sant që pseudonimi i saj ishte mashkullor. Dora d’Istria ishte pikërisht Dora e Istro-s dhe Istro ishte Danubi, lumi i gjatë që kalonte nëpër Rumani, pasi kishte përshkuar tokat e tjera evropiane, nga malet gjermane në Detin e Zi dhe që bashkonte popuj të ndryshëm për sa i përket historisë, politikës, fesë dhe gjuhës. Pra ky pseudonim kishte kuptim shumë të thellë e ishte kuptimplotë lidhur me prejardhjen dhe rrënjët e saj. Pra ishte metaforë gjeografike që përconte mesazhin e paqes në një rajon, sic ishte ai i Ballkanit, gjithmonë i përçarë, fuci baroti. Emri  Dora vinte nga “vija e ujit”, siç është “Evropa” në traditën mitologjike, e dhënë nga Hesiodi, emri i një burimi dhe i një hyjneshe që vinte nga deti. Dora d’Istria gjithë jetën e saj ka mbështetur vlerat e demokracisë, duke shkruar dhe vepruar në mbrojtje të shtypurve, kundër sundimit austriak e në favor të lirisë së popujve të Ballkanit, të Greqisë dhe të Italisë, të popujve të vegjël. Ajo  ishte e bindur se duhej të luftohej kundër totalitarizmit dhe se çdo popull do të duhej të zgjidhte formën e qeverisjes më të mirë e më të përshtatshme sipas realitetit në të cilin gjendej.  Ajo ishte një avokate e pamposhtur për të drejtat e grave dhe një personalitet i pamëshirshëm i cili mbështeti nacionalitetet e shtypura, duke pasur parasysh letrat e shkëmbyera me Garibaldin, në të cilën propozoi një plan për federalizimin e Ballkanit, i cili duhet të kishte përfshirë italianët, grekët , Shqiptarët dhe rumunët – pasardhësit e pelasgëve të lashtë. Angelo de Gubernatis, studiues orientalist, shkrimtar, profesor i sanskritishtes dhe mitologjisë krahasuese në Universitetin e Firences, themelues i Muzeut Montughi, u magjeps nga kultura e thellë dhe nga ndjenja e fortë kritike e Dora d’Istrias kundrejt disa fenomenenve të këqia të shoqërisë njerëzore të asaj kohe dhe madje Giuseppe Garibaldi e quajti  “Heroinë – motër, një shpirt i përkushtuar idealeve më të larta..”. Në vitin 1867 ajo u bë qytetare nderi e Athinës, ky titull deri atëherë i ishte dhënë Lord Bajronit, pas kontributit të tij në favor të pavarësisë së Greqisë. Dora d’Istria bëri pjesë në shoqërinë gjeografike më të famshme të Evropës, të Parisit. Fakti që personaliteti i Elena Gjikës është konsideruar kaq i jashtëzakonshëm nga bashkëkohësit e saj dhe nga autorët e gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, në një kohë kur roli intelektual i grave ishte pak i njohur, ajo nuk studiohet, ashtu siç do e meritonte, ajo mbetet një nga figurat më të rëndësishme femërore të shekullit të kaluar, pikërisht ajo që ka shkruar një gjeohistori të grave “Les Femmes en Orient” (Femrat në Lindje) në vitin 1860 dhe “Des femmes par une femme” (Femrat për një femër) e vitit 1865, “Les Femmes fortes” (Femrat e forta) të 1871-shit, “Lettre à la presidente de l’Association des dames grecques pour l’istruction des femmes” (Letër drejtuar kryetarit të Shoqatës së zonjave greke për arsimimin e femrave) 1872, ”The ëoman question in Austria e The Woman question Germany”  (Çështja e gruas në Austri dhe çështja e gruas në Gjermani në 1873-shin), etj. “gratë Shqiptare’, etj. Ajo arriti të zbulojë universin femëror dhe e “fotografoi” në të gjitha detajet nëpërmjet shkrimeve të saj të shumta që i botoi në revistat më prestigjioze të  asaj kohe. Ajo përshkruante në detaje aspektin e jashtëm, të sjelljes, të grave “normale” që bënin jetën e tyre të përditshme në shkretëtirat e akullta të Laponisë ashtu si edhe të atyre në vendet e shkreta e të thata të malësive aziatike, e të grave evropiane të çdo vendi. Ajo foli për gratë cigane, jo më pak se për gratë e “jashtëzakonshme”, që shiheshin si të shenjta, si mbretëreshat e poeteshat: të gjitha kishin vendin e tyre në histori. Ajo e përqendroi vëmendjen e saj ndaj grave të Evropës lindore, duke përfshirë edhe ato që jetonin në rajonet e largëta të Rusisë aziatike dhe të Perëndimit, duke qenë në gjendje të krahasojë kulturat e tyre të ndryshme dhe duke i përhapur këto njohuri.  Dora d’Istria shprehu gjithmonë mendimin e saj feminist, këmbëngulës në nivel të lartë intelektual. Analizoi statusin e grave përballë të drejtës civile dhe fetare, denoncoi Konkordatin, i cili e kishte bërë martesën “të parevokueshme”, si dhe jetën e manastirit, ndryshe nga Kodi i Napoleonit i cili, përkundrazi, e kishte lejuar divorcin.

Ajo e ktheu në  teori barazinë qytetare, zgjerimin e garancive sociale që u ishin dhënë dhe ato që nuk u ishin dhënë grave në disa vende, rëndësinë që kishte një edukim i ndryshëm ndaj femrave, nga edukimi dominues konvencional, një arsim që do të duhej të nxiste zhvillimin progresiv të aftësive të veçanta natyrore individuale.

Patriotët e rilindjes dhe Arbereshët ja kanë shprehur mirënjohjen me një përmbledhje poezish “Zonjë Ljenë Gjika”. U nda nga kjo jetë në vilën e saj në Firence në 17 nëntor të vitit 1888, e rrethuar nga qindra miq dhe personalitete të kohës. Gjithashtu e rrethuar edhe nga lulet apo pemët e rralla që gjendeshin vetëm në kopshtin e saj të mrekullueshëm.

Ideja e lirisë dhe besimit të madh për progres e kanë frymëzuar gjithëmonë Dorën. Gjatë  gjithë jetës së saj ka mbështetur dhe mbrojtur vlerën e madhe të demokracisë, duke qene në mbrojtje të njerzve të shtypur, për lirinë e popujve të ballkanit, pa harruar asnjëherë Shqipërinë. Ishte në luftë të hapur me oskurantizmin, kudo që të gjendej si për “despotizmin orjental”ashtu edhe në “tiraninë jezuite”nuk mbeti asnjëherë fanatike e verbër e një ideollogjie,dënonte hapur totalitarizmin dhe se çdo popull duhet ta zgjidhte vetë formën e qeverisjes që do të ishte më e përshtatshme për realitetin që egzistonte si i madh apo i vogel të ishte ky popull.

Rajna Kovaçi