Pulitzer 2015, çmimi i gazetarisë i shkon “The Post and Courier”

553
Gjatë mbrëmjes së të hënës janë shpallur fituesit e Çmimit “Pulitzer” për vitin 2015 të prezantuara ashtu si çdo vit Universiteti i Kolumbias në SHBA, me rekomandim të bordit të këtij çmimi.
Këtë vit trofeu për Shërbimin Publik në gazetari, i cili është edhe vlerësimi më i rëndësishëm i është dhënë organizatës mediatike “The Post and Courier”, nga Karolina e Jugut dhe jo një individi siç ka ndodhur zakonisht.
Çmimi Pulitzer akordohet në 21 kategori të fushës së gazetarisë, ku në 20 prej të cilave fituesit marrin një vlerë monetare prej 10 mijë dollarësh dhe nga një certifikatë, ndërsa vetëm fituesi i Shërbimit Publik në garën për Gazetarinë nderohet me medaljen e artë.
Pjesa më e madhe e çmimeve fituese të këtij viti i janë dhënë personave që janë marrë më tepër me mbulimin e ngjarjeve të Ferguson dhe të dhunës në brenda në SHBA. 
Çmimi “Pulitzer” quhet i tillë për nder të Joseph Pulitzer, gazetar amerikan me prejardhje hungareze. Çmimi i parë është ndarë më 4 qershor 1917.
Ja vlerësimet e Pulitzer në Gazetari për vitin 2015:
Shërbimi Publik – “The Post and Courier”, Charleston, Karolina e Jugut
Raportimi i lajmit të bujshëm – stafi i “The Seattle Times”
Raportim investigativ – Eric Lipton i “New York Times” dhe stafi i “Wall Street Journal”
Raportim shpjegues – Zachary R. Mider, i “Bloomberg News”
Raportim lokal – Rob Kuznia, Rebecca Kimitch dhe Frank Suraci të “The Daily Breeze”, Torrance, Kaliforni.
Raportim kombëtar – Carol D. Leonnig, i “The Washington Post”. Raportim për shërbimet sekrete.
Raportim ndërkombëtar – stafi i “The New York Times”
Reportazh – Diana Marcum, i “the Los Angeles Times”
Komentim (kumtesë) – Lisa Falkenberg, e “the Houston Chronicle”
Kritikë – Mary McNamara e “the Los Angeles Times”
Shkrim editorial – Kathleen Kingsbury e “The Boston Globe”
Karikaturist editorialesh – Adam Zyglis i “The Buffalo Neës”
Fotolajm i bujshëm – stafi i “St. Louis Post-Dispatch Photography”
Fotolajm reportazhi – Daniel Berehulak , fotograf i pavarur, “The New York Times”. 
Sigal