Publicistika enciklopedike e Prof. Ficos

468
Të 4 librat kanë të veçantat e tyre, madje kanë pak ngjashmëri nga stili sa dhe nga përmbajtja. Në secilën prej tyre gjejmë një univers shqiptar, me të tërë problematikën, që kërkojnë zgjidhje rast pas rasti. E përbashkëta e tyre është atdhedashuria e pakufishme e autorit dhe zgjidhjet që ai mendon për të bërë të mirën e mundshme për Atdheun. Kjo ndjenjë është shkrirë në libra dhe në shumë shkrime gazetareske, që Agroni ka shkruar në SHBA. Agroni në SHBA ka qenë një person shumë aktiv i shqiptarizmës. Nuk kishte veprimtari ku të mos ishte pjesëmarrës, me energjitë e një djali të ri, si folës orator, protestus për të drejtat e njeriut dhe të shqiptarve, përballë institucioneve ndërkombëtare, si mësus i përkushtuar i gjuhës shqipe dhe si publicist. Libri “Profesor në tre kontinente” krijon përshtypjen se është një libër autobiografik, që duhet të të lodhi me data dhe ngjarje personale të një 80 – vjeçari, që ka shëtitur në botë, kur do ta dëshironte secili shqiptar, por nuk ka mundur. Faktikisht nuk është kështu. Libri është me të vërtetë autobiografik, por biografia e autorit vendoset subjekt për jetën shqiptare dhe përpjekjet titanike, për të bërë më të mirën për popullin tënd, kudo që të ndodhesh dhe pa pushim. Autori vetëm me orët e gjumit është ndarë nga çështja shqiptare. Po përmend shkurt dy ngjarje: “Në udhtimin për Kinë, vapori bëri ndalesën në Aleksandri. Pasagjerët pushuan, Agroni takoi nipin e Çajupit, një emigrant, që e digjte malli për Shqipërinë. Në kohën e pushimit të vaporit, rindezi një zjarr të mbetur nën hirin e harresës së kohës. 
Miqësia me shkencëtarin anglez Albert Lord
Një episod tjetër është miqësia me shkencëtarin anglez Albert Lord. U miqësua rastësisht dhe lidhi miqësi të përjetshme familjare, mbi një bazë shumë solide: pasionin ndaj folklorit. Prof. Çabej e pat parashikuar kur tha: ”Agroni i duhet Institutit të Folklorit”. Ish kryeministri maqedons, Geogrevski ka deklaruar se në shtetin maqedonas në censusin e viti 2021, maqedonasit do të jenë pakicë. Të tjerat kuptohen lehtë nga kushdo, që di të lexojë deklarata të tilla shkencërisht demografike. Fqinjët grekë në fushën historiko-demografike kanë shumë prapambetje. Kanë nevojë të njohin dhe librin e shkencëtarit të urtë shqiptar, Fico. Përkthimi greqisht i publicistikës së Ficos mendoj se po vonohet pa arsye. Heroizmi njerëzor nuk kufizohet vetëm në se do t’i dhurosh Atdheut forcën ose jetën fizike. Kjo po se po, por atdhetarët më të shquar i kanë falur vendit mendjen, diturinë, shpirtin, pa u larguar dhe nga privacionet fizike. Libri “Diaspora e rilindur” është botuar në vitin 2006. Në përmbajtje ka studime dhe kumtesa. Në këtë vëllim përfshihet edhe kumtesa “Kultura shqiptare është e larmishme”. Kjo kumtesë është gjithsej 8 faqe. Me gjuhë të pastër dhe të thjeshtë, lexuesi mëson se kombi shqiptar është komb me kulturë të larmishme dhe shumë të lashtë. Më të lashtë se vetë Greqia. Këtë e kemi lexuar në mijëra shkrime, artikuj, studime, por për 8 faqet e shkruara nga Fico, u referohet 13 referencave. Një kumtesë tjetër është “Feja dhe shoqëria civile në shoqërinë postkomuniste”. Nuk ka lexues, që të mos jetë i interesuar intelektualisht për këtë problem madhor të shoqërisë moderne. Është e trajtuar nga shumë autorë dhe në shumë këndvështrime. Fico këtë problem e ka trajtuar në vetëm 20 faqe dhe i referohet 3 burimeve të rëndësishme arkivore. Vijohet me shkrimin “Arbërorët e Greqisë” që ka 15 faqe dhe u drejtohet 15 burimeve referuese. Libri, që sapo kumtuan, mbështetet nga libri tjetër, i po kësaj natyre, me titull “Rilindja etnike”. Etniciteti, feja dhe diaspora janë problemet nga më të mëdhatë, që ka pasur dhe do të ketë shoqëria shqiptare. Në librin me natyrë etnike, autori ka rrahur problemin etnik shqiptar, që në opinion quhet “Shqipëria e madhe” dhe ka sjellë kaq andralla në Ballkan, Europë dhe shumë pak në botë. T’i numërosh këto andralla, duhen shumë volume, argumente, ballafaqime, kundërpërgjigje. Fqinjët tanë, për të kënaqur idete e tyre shoviniste, të gjeneruar në fe dhe të mbrojtura në politikë, kanë krijuar shumë struktura propagande, për ta paraqitur faktorin shqiptar agresiv dhe destabilizus të rajonit. 
Dimensionet e Shqipërisë natyrore
Në librin e Ficos, me shumë finesë intelektuale dhe shkencore, jepen dimensionet e Shqipërisë natyrore, aq qartë sa nuk ka enciklopedi maqedonase as serbe t’i kundërshtojë. Fico i referohet të dhënave gjografike të Prof. Gashit dhe gjografia nuk mund të tjetërsohet nga çdo i arsimuar minimalist. Meriadianët dhe paralelet janë kuotat trigonometrike statike, që i ka vendosur shkenca e hartogragisë dhe mbi këtë bazë janë ndërtuar të tëra shkencat e tjera, përfshirë kufijtë shtetërore dhe kontinentale. Në kufijtë gjografike, 39 gradë dhe 32 minuta, gjatësi lindore dhe në 42 gradë e 42 minuta gjerësi veriore, Fico ka studiuar se popullsia ka të njëjtën prejardhje, kulturë dhe histori të lashtë. Kush mund ta kundërshtoi këtë fakt të mbështetur në histori, kulturë dhe gjeografi? Bëhet fjalë për entitetin shqiptar, për Shqipërinë natyrore, e thënë ndryshe Shqipërinë gjeografike. Në dasht ta quash të madhe ose të vogël, nuk i intereson autorit që është gjuhëtar, albanolog dhe folklorist, nuk ka lidhje me politiken dhe ideologjine. Shkencëtari ynë bën lidhjen e etnicitetit me gjografinë dhe nuk i duhen analiza të mëtejshme. Shkencëtari flet me fakte dhe argumente të lidhua në mënyrë kauzale. Shkencëtarët, studiuesit, ideologët dhe politikanët, kur i referohen librit të Ficos, nuk bëjnë asnjë gabim, veç pohojnë një realitet të pa tjetërsueshëm. Librat e Ficos karakterizohen nga fryma e ngrohtë atdhetare, tematika e larmishme dhe kthjelltësia e analizës së problemeve. Problemet që trajtohen, janë të gjetura, brenda jetës së përditshme sociale, politike, antropologjike. 
“Profesor në tre kontinente”
Vepra më e rëndësishme mbetet “Profesor në tre kontinente” ku autori ka derdhur të tëra aftësitë e tij shkencore, pedagogjike, intelektuale dhe gjuhësore. Janë gjithsej 234 faqe, por analizohen shumë universe të dijes, politikës, marrëdhënieve sociale dhe momente të rëndësishme të historisë të vendit, që i shërbejnë rritjes së dinjitetit të kombit. Në katedrën e gjuhës shqipe të Agronit, mësuan shqip diplomatë të shumë shteteve të botës, bizesmenë, politikanë dhe studentë të mirëfilltë në Pekin, Miçigan. E tërë kjo armatë shqipfolësish, është një kapital i madh politik, në vlerësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe, që ështe treguesi më i rëndësishëm i çdo kombi. Kur lexojmë këto përsiatje gjuhësore, duhet të kemi parasysh, që gjuha shqipe është përndjekur nga sistemet pushtuse dhe fqinje, sic janë përndjekur të dënuarit e ndërgjegjes. Për gjuhën shqipe janë therorizuar shqiptarë si Papa Kristo Negovani, Koto Hoxhi, familja Qirjazi e qindra të tjerë. Fico, pas 80 vitesh persekutimi të gjuhës, arriti ta bëjë atë lëndë të rëndësishme të katedrave universitare, ne dy universitete me fame botwrore. Zhanri publicistik, si çdo zhanër tjetër, është i pa kufishëm në metoda, përgjithësime dhe zgjidhje. Mendoj se publicistiks e Ficos ka zgjedhur tema, që i duhen shoqërisë. Do të sjell një shembull. Shumë shqiptarë kanë takuar udhëheqesin kinez, Çu En Lai. Na i kanë përshkruar në mënyrën e tyre të perceptimit, duke na paraqitur nje figurë me dimensione dhe veprimtari të ndryshme. Na i përshkruan dhe Agroni, Çu En Lain në librin e tij thjesht dhe bukur. Na ka dhënë nga Çu -ja atë që nuk dinim dhe që na duhet pa tjetër, për të plotësuar kuadrin e këtij politikani me dimensione botërore. Kjo ndodh se Fico nuk vizaton, po fotografon. Na ka fotogrofuar Çu-në në gjysëm faqe dhe na i ka përplasur përpara syve. Është i njëjti politikan, edhe kur e kishim mik edhe kur e bëmë armik shtetëror. Është Çu-ja politikan profesionist, i rritur në stepat aziatike dhe me rezonancë botërore. Ne si lexues bëjmë zgjedhjen tonë. Në këtë vështrim, publicistika e Ficos është për t’u marrë shembull. Për të kuptuar më gjerë këtë problem, po analizoj disa nën tituj të librit, që janë në një nivel fotografimi si dhe rasti i Çu-së. Në fq. 26 të librit shkruhet “Një ndodhi absurde”, vetëm 3 faqe libri. Këtu tregohen raportet rinore dhe indokrinimi politik i të rinjve komunistë, që u ndezën në ditën e vdekjes së Stalinit. Dy vëllezër, miq të autorit me ekstremizëm të pashoq, u vërsulën kundër autorit dhe krijuan një alibi shpifjesh, që i kushtoi shumë shtrenjtë Agronit dhe që ishte shkaku themelor, që nuk u lejua të studionte me bursë të shtetit jashtë vendit. Autori për këto mostruzitete shoqërore, nuk bën fajtorë shokët gjimnazistë. Po të mos ishin këta, do të ishin dy të tjerë. Fajtor ishte regjimi, që indokrinonte fëmijtë shqiptarë me luftën klasore. Në këtë shkrim zbërthehen 5 probleme politiko-sociale: drejtimi politik i shkollës nga drejtori komunist, lufta e klasave në marrëdhëniet e të rinjve, jeta konviktore e kohës, zhvillimi i jetës jashtëshkollore, jeta rinore e zhveshur nga veprimtaritë argëtuse të moshës. Shkolla ishte e shtrënguar të rriste edhe spiunë të regjimit dhe ia kishte arritur. Gjimnazistët janë burgosur dhe dënuar si armiq që do të “përmbysnin pushtetin”. 
Sigal