Propozim madhështor për martesë, ajo refuzoi…unaza ishte e vogël

645
Një kinez punësoi një grup kërcimtarësh për një performancë në përpjekje për të binudr të dashurën e tij që të pranonte propozimin për martesë.
Vajza u prek aq shumë sa filloi të qante. Megjithatë, kur ajo pa unazën, u kthye mbrapsht dhe u largua pasi diamanti ishte më i vogël nga sa ajo priste, i cili ishte të paktën një karat.
Këto foto kanë qarkulluar online në të gjithë Kinën e më pas janë shpërndarë në të gjithë botën.
Në foto duket një grup kërcimtarësh që perfmojnë në një prej shesheve publike të Kinës dhe një vajzë me një tufë trëndafilash në dorë duke qarë.
Më vonë, një burrë doli nga turma e kërcimtarëve dhe iu ul vajzës në gjunjë me një kuti unaze në dorë.
Në fillim vajza dukej e ekzaltuar, por pastaj u largua. Mendohet që ajo t’i ketë thënë një mikeshës së vet se e kishte refuzuar të dashurin pasi ata në fillim kishin rënë dakord për një unazë me diamand më të madh: “Ai është kaq i pakujdesshëm, nuk do t’ja dijë. Ne kishim rënë dakord për një unazë me diamant një karat, pse është kaq e vogël?”.
Shumë reagime në Tëitter thonë se ajo nuk e meritonte propozimin e bërë.
Sigal