Prindër, nëse i thoni këto 5 gjëra djalit tuaj, do i shkatërroni jetën. Kujdes!

512
Sipas ekspertëve janë disa gjëra që nuk duhet t’ia thoni djalit tuaj.
Pasojat që kanë në shoqëri mund të jenë të ndryshme, prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm, përpara se të shprehni diçka. Ja fjalitë që duhet t’i shmangni djalit tuaj, sipas intv.al :
1. Djemtë duhet të zihen më shpesh
Duke ja vënë në pah këtë gjë djalit tuaj, do e bëni që të sillet agresiv në shoqërinë e tij. Fakti që është mashkull nuk do të thotë që duhet patjetër të krijojë konflikte me të tjerët.
2. Ti je djalë, prandaj duhet ta pëlqesh shumë sportin
Të imponosh dëshirat dhe pasionet e fëmijës suaj, është një ndër gjërat më të këqija që mund t’i bësh fëmijës. Ai e di nëse do e pëlqejë sportin, apo jo. Sipas intv.a, lëreni të preferojë çfarë të dojë!
3. Djemtë nuk duhet të bëjnë punë shtëpie
Mësoni djalin tuaj si të pastrojë dhomën e tij, si të përgatisë ushqimin e tij dhe të pastrojë rrobat. Ju do ndiheni krenarë për djalin tuaj në të ardhmen dhe nuk do lejoni që ai të bëhët dembel, që pret çdo gjë nga të tjerët.
4. Djemtë nuk tregojnë pjesën e tyre të dobët
Mësoni djemtë tuaj të tregohen vetvetja te të tjerët. Mos i mësoni të duken gjithmonë si perfektë, sepse secili ka anën e tij të dobët. Nëse i thoni këtë gjë, djali juaj asnjëherë nuk do jetë i besueshëm te të tjerët.
5. Paratë janë ndër gjërat më të rëndësishme 
Duke e mësuar në këtë mënyrë, do e shndërroni në një materialist. Ai nuk do vlerësojë gjërat e tjera që kanë rëndësi në jetë. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ketë ambicie të fitojë para për të ardhmen e tij, por jo çdo gjë ta krahasojë me pjesën materialiste. 
Sigal