Pranvere Frankofone në shkollën “Matosh Uka”, Fierzë

1302
Ne kuadrin e muajit te Frankofonise

Pak histori mbi Frankofonine
Konvertimi i gjuhës kombëtare në gjuhë ndërkombëtare është çelësi i suksesit të një kombi.Ky komb i madh, me ideale të pavdekshme demokratike, revolucionare, arriti që të konvertojë përmes udhëheqësve të mëdhenj gjuhën kombëtare në gjuhë ndërkombëtare. Pikërisht kjo gjë u arrit më Paqen e Wesfalisë së vitit 1648, atëherë kur gjuha frënge u bë gjuhë e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe kulmoi me Frankofoninë. Ndërsa frankofonia si term më i gjerë përfshin të gjithë frëngjishtfolësit, të cilët nuk e kanë gjuhë amtare gjuhën frënge ose nuk janë francez nativ, por që flasin gjuhën frënge dhe ndajnë vlerat e kulturës franceze. Termi Frankofoni për së pari herë haset më 1880, edhe atë për të përshkruar hapësirën gjeografike ku flitej kjo gjuhë. Është përdorur për së pari herë nga gjeografi i famshëm francez Onezim Rekly (Onesime Reclus). Ndërsa sot termi frankofoni simbolizon dhe inkarnon popujt ose grupet e folësve të cilët përdorin pjesërisht ose krejtësisht gjuhën frënge në jetën e tyre të përditshme ose në komunikim. Frankofonia përfaqëson gjithashtu edhe qeveritë, vendet ose instancat zyrtare të cilët përdorin gjuhën frënge. Këtij realiteti do ti ndihmonte më tutje edhe thënia e famshme e Rivarolit mbi universalitetin e gjuhës frënge të vitit 1884, sipas të cilit “Ajo që nuk ishte e qartë, me siguri nuk mund të ishte franceze. Me këtë Rivarol poashtu tentoi që të përshkruaj gjuhën frënge si gjuhë sublime ndërkombëtare me peshë jashtëzakonisht të madhe, dhe lëshoi një mesazh të fortë i cili lexohet përmes rreshtave për një disperzim sa më të madh të gjuhës frënge në nivel ndërkombëtar. Pas një pushimi të gjatë, termi Frankofoni do të kthehej përsëri për të mos vdekur kurrë më vitin 1962. Kësaj i paraprinë, një sërë aktivitetesh gjithëpërfshirëse për të sensibilizuar dhe mobilizuar institucionet e ndryshme, dhe shtetet e ndryshme për nevojën e formimit të një Organizate e cila do të rigruponte shtetet dhe popujt frëngjishtfolëse. Kësisoj duke u bazuar në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, të vitit 1948, Deklaratë kjo e cila e ka bazamentin në Deklaratën për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarët e vitit 1789, si dhe buron nga Revolucioni i famshëm Borgjez Francez, u formua një Asociacion Ndërkombëtar i Gazetarëve Francez më 1952. Ky asociacion ishte si uverturë e asaj qe më vonë do të institucionalizohej në Organizatë Ndërkombëtare të Frankofonisë. Kësaj të fundit i parapriu poashtu, edhe krijimi i unionit francez më 1946, me ç’rast vendet që ishin koloni franceze fituan autonomi. Nismat nuk u ndalën me kaq. Më 1954 krijohet Unioni Kulturor Francez i krijuar nga ana e kanadezëve frankofon. Pra, përmasat e gjuhës frënge ishin tejkontinentale. Më 1958 kemi dy ngjarje të rëndësishme, krijimin e Komunitetit Francez, si dhe krijimin e Asociacionit të sociologëve francez, poashtu në Kanada. Ky sensibilizim nga ana e kanadezëve frëngjishtfolës, i krijoi hapësirë Parisit që të angazhohet për krijimin e Asociacionit Ndërkombëtar për Kulturë Franceze për shtetet e jashtme, gjë e cila u bë realitet më 1960. Sot termi “frankofoni” ka shumë kuptime, por mbi të gjitha ka kuptimin linguistik (ai që flet frëngjisht), kuptimin gjeografik (shtete apo popujt që flasin gjuhën frënge si gjuhë zyrtare, amtare, përditshmërisë, administrative), kuptimin spiritual (ndjenja për të qenë me një komunitet dhe një solidaritet për të ndarë vlera të përbashkëta), si dhe kuptimi institucional (një komunitet i organizuar institucionalisht me një bashkëpunim të madh). Statusi i gjuhës frënge është i kënaqshëm edhe në Shqiperi, ku kjo gjuhë mësohet në mësimdhënie, shkolla, të mesme, universitete dhe kjo është mjaft mirë. Pikërisht, për shkak se muaji mars është muaji i Frankofonisë, muaj ku nuk mungojnë aktivitetet dhe angazhimet e ndryshme.
Një shkollë që gjalleron me veprimtari
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Matosh Uka” Fierze ka vite që shquhet për veprimtaritë e larmishme që zhvillon.Falë një stafi pedagogjik të përkushtuar,nxënësve cilesorë e aktivistë të mirë dhe një komuniteti që vlerson është arritur që të realizohen mjaft veprimtari cilesore.Vlejnë për tu theksuar aktiviteti për 105 vjetorin e Pavaresisë,ekspozita me punime të nxënësve kushtuar Vitit të Skenderbeut,10 vjetorit të Pavaresisë së Kosoves,7-8 Marsi dhe Frankofonia.
“Dita e Frankofonisë”
21 Mars 2018.E kishin zgjedhur këtë ditë të parë të pranverës që ta paraqisnin programin kushtuar Frankofonise kjo shkollë.Kishin kohë që të përgatiteshin për të dhënë diçka me vlere dhe që duhej marrë në konsideratë ky aktivitet frankofon.Dhe është e njejta mësuese e frengjishtes Vladimira Alijaj,një mësuese e përkushtuar jo vetem për programin lëndor,por edhe për të ngjallur dëshiren tek nxënësit për këtë gjuhë,ndaj dhe e pergatit perseri edhe me vullnetin e nxënesve aktivitetin për frankofoninë.Ajo u inkurajua dhe u mbeshtet fuqimisht nga kordinatori i shkolles ,mësuesi i informatikes Eris Rexha,drejtoria e shkolles dhe stafi pedagogjik.Si u perjetua një aktivitet frankofon nga pjesëmarrja e gjërë,nxënës,prinder,mësues,drejtues të pushtetit lokal etj…Një pjesë e mirë e shkollave të ndertuara shumë vite më përpara fatkeqesisht nuk kanë ambiente të përshtatshme për zhvillimin e një veprimtarie të tillë,por ishte zgjedhur një tjetër ambient ku mund të realizohej në menyrë me funksionale ky aktivitet.Ishte vendosur një videoprojektor i cili e bëri të gjallë veprimtarine…Dekori ishte funksional me flamuj franceze dhe shqiptare.Nderkohe ekzekutohet Himni Kombetare Francez …Më pas u shpalosën në videoprojektor pamje të bukura nga vendi yne,Fierza,Komani,Shkodra,Berati,Gjirokastra e Saranda nën kolonën zanore të një muzike të perzgjedhur shqiptare,ndërsa nxënëset Kladia Pepkolaj,Borebardha Gjonaj,Flutura Ndreaj,Sara Dushaj,Klodiana Pepkolaj e Liridona Miceli shoqeruan pamjet me informacione në frengjisht për keto vende.Me pas shfaqeshin në videoprojektor bukurite e Frances,Monakos,Strasburgut,Marsejes nën kolonën zanore të muzikes franceze dhe të shoqeruara me informacione në frengjisht nga nxëneset Xhesi Pepkolaj,Aurela Dushaj,Kristiana Kola e Elidona Pepkolaj.U interpretuan disa poezi me kolazh në gjuhën frenge dhe u kënduan disa kengë në gjuhën frënge.U paraqiten më pas disa fjalë të urta në gjuhen frënge.Pas disa poezish e këngesh,u interpretua bukur pjesa teatrale “Harpagoni” e Molierit.Interpretuan mjaft mirë dhe duartrokiten nxënesit aktore Arsen Dushaj,Klinton Ponari,Kejsida Ponari,Enelda Dushaj,Florian Dushaj,Ilir Dushaj,Henri Dushaj,Nermir Gjoni,Aurela Dushaj.U duartrokiten nxehtesisht nga pjesmarresit.Ishte kenaqesi që thuajse një ore po shihnim një spektakel në gjuhen frënge dhe megjithese jo shumë kuptonim,loja e bukur e nxënesve na emocionoi dhe na dha kënaqesi.Në fund përshendeti drejtoresha e shkolles Albina Berbati e cila falenderoi nxënesit,mësuesen e frengjishtes dhe kordinatorin për këtë pergatitje serioze,pershendeti edhe të gjithë pjesëmarresit që e vlersuan këtë aktivitet.
Veprimtaria pati protagoniste serioze
Në çdo realizim veprimtarie ka ideatoret e realizuesit e vet.Edhe në përgatitjen e kesaj Frankfonie duhet falenderuar mesuesja e frengjishtes Vladimira Alijaj një mësuese e përkushtuar dhe organizuese e disa aktiviteteve të tilla të suksesshme.Duhet vlersuar menyra e konceptimit dhe e materialit te zgjedhur që tregon intelegjencën ne paraqitjen e një materiali bindes e cilesor.Një ndihmë mjaft të madhe në realizimin e kesaj veprimtarie ka dhënë edhe mëseuesi i informatikes dhe kordinatori i shkolles Eris Rexhaj.Duke patur edhe pervoja te tjera si fitues i frankofonise ne shkollen “Oso Dauti” Llugaj ne konkurimin kombetare te shkollave te mesme ne shkalle vendi.Po ashtu është katalizator i mjaft veprimtarive që zhvillon edhe shkolla “Oso Dauti” Llugaj.Duhet vlersuar e falenderuar për pergatitjen dhe interpretimin e tyre në gjuhen frenge nxënesit Erisa Necaj,Klevis Delia,Erald Ponari,Majlinda Pepkolaj,Ilir Dushaj,Hendri Dushaj,Florian Dushaj,Aneta Markokaj,Diedona Gjonaj,Lubjana Maklekaj,Xhensila Ponari,Aurela Dushaj,Xhesika Pepkolaj,Kristiana Kola,Elidona Pepkolaj,Klaudja Pepkolaj,Flutura Ndreaj,Borbardha Gjonaj,Sara Dushaj,Klodjana Pepkolaj,Liridona Miceli,Arsen Dushaj,Klinton Ponari,Xhesi Ponari,Kejsida Ponari,Eneida Dushaj,Nermir Gjonaj.
Në fund falenderoi drejtoresha e shkolles Znj.Albina Berbati e cila premtoi se veprimtari te tjera kemi perpara.
Pergatiti:Gezim Prengzi
Sigal