Sigal

Nga cikli “Visare Trashëgimie” të Sejmen Gjokolit

PIKA QË KËNGËN PIKOI…

-me Pika Gjolekën, këngëtaren polifone të Dukatit-

Kur nisi udhën e këngës, aty nga viti ‘68 në prag të Festivalit të parë folklorik të Gjirokastrës, njihej me emrin Pika Feruni ndërsa kur ky festival do shënonte edicionin e dytë ishte bërë nuse në derë të Gjoleke. Pikërisht viti 1973 shënon edhe pjesëmarrjen e saj në skenën e madhe të Kalasë së Argjirosë, aty ku korifenjtë e mëdhenj të këngës e valles shqipe demonstronin fuqinë krijuese të gjeniut popull. Nuk kishte shumë kohë që kishte krijuar familjen e saj , ishte 25 vjeçare kur iu desh që bashkë me fëmijën e saj të parë të merrte rrugën e qytetit të Festivalit Kombëtar në përbërje të grupit përfaqësues të Vlorës. Pika më tregon se në atë kohë në Gjirokastër, në festival, kanë qenë shtatë festivaliste që ashtu si ajo kishin marrë me vete edhe fëmijë e tyre të vegjël. Rozana tetëmuajshe ishte më e madhja, dhe të gjitha i çuan në një nga çerdhet e qytetit. Në atë festival Dukati do të përfaqësohej me dy këngë. Treshen e famshme Gjoleka-Bozhani-Vangjeli me këngën “ O Dervish Aliu dolle” si dhe këngën “ O trima flini të qetë” ku Pika Gjoleka në rolin e marrëses do të shkëlqente e do ndizte skenën e kalasë.

Keqardhje e madhe për ndarjen nga jeta të Xhetes! Janë ca njerëz që bëhen sinonim me vendlindjet e tyre, Xhetia ka qenë i tillë për Kolonjën. E kam në sy këtë njeri… Kishte magji në të bëmtet e tij, shumë aktiv dhe i kudogjendur, kudo do bënte beli. E mbaj mend kur isha i vogël e ndodhesha në dasmat e Barjame, aty mbi xhadenë që shkonte në dalje të fshatit për Golëm.

E mbaj mënd në dasmën e Xhelilit të Bahe kur niseshin për të bërë karthje e kur stolisej dhëndëri… Xhetua do ndizte i pari këngën, orkestrën, harenë e dunamanë… Në dasmën e Rushitit të Kaleme, në sufranë që u pi me plot , me raki, qelqja me dorezë e ujit, do ta kisha në krahë. E kisha ngjitur, në krahun tim të majtë, në atë muhabet tradicional Kolonje. Xhetua të mrekullonte me muhabet e me këngë… Më ndjeni po sot që nga Pajtim Graçi mësova shuarjen e Xhetos më duket se m’u varfërua Kolonja e Hallës time.

Ngushëllime, kolonjarë!

Lamtumirë Xheto, i miri Barjame!

…Kur të nisa për në çetë,

Bashkë me shokët e tjerë,

Gjer te kroi të përcolla,

Të putha dy e tre herë…

Këto janë vargje nga kënga që Dule Havari e shkroi dhe Pika Gjoleka e “pikoi” me gjithë fuqinë e shpirtit të saj bash aty në sofrën më të madhe të folklorit shqiptar, në Kalanë e këngës.

Po, Pika “pikoi” edhe mjaft këngë të tjera të cilat i shtojnë vlera fonotekës së këngëve të grupit të “vjetër” të Dukatit. Grupit që ka bërë histori të madhe kënge, disa herë i shpallur laureat festivali. Grupit që ja kthente Leko Gjoleka, ku ja hidhte këngës Asqeri Vangjeli, Qamile Havari e Lumturi Haskoçela, ku ia merrnin Sulo Bozhani e Bego Vangjeli me ison det të Muhamet Gjolekës, Qazim Hibros, Zaçe Dules e Azem Gjipalit me shokë.

Tregon gego Velideja,

Për kohën e shkuarë,

Tregon vajzave të reja,

Si e kanë martuarë…

Besoj pak e dinë që edhe kjo perlë humoristike e folklorit të muzikor lab na vjen me zërin dhe interpretimin e Pika Gjolekës, si kundër na vjen dueti i kënduar me Bego Vangjelin, “ Nënë e bijë ushtarë jemi” apo më tej këngët “ Një natë dola mbi Çikë”, “ Është e jona Shqipëria” etj.,etj.

Është rasti që të përmendim edhe një prej këngëve që u bë hit i kohës, “Ligjëro bilbili ynë” , e cila duke lënë mënjanë politizimin, për nga metrika e vargjeve dhe mënyra recitative e me refren e të kënduarit përbën një evoluim të këngës vençe të Dukatit e Labërisë. Ishte koha kur Dule Havari në Dukat ashtu si Beqir Laçe në Tragjas i dhanë një tjetër ritëm e fizionomi marrjes dhe në tërësi strukturës muzikore të këngës labe. Kështu Pika Gjoleka me aq sa këndoi e kontribuoi me grupin polifonik të Dukatit, ndonëse në një hark të shkurtër kohor, diku tek pesë apo gjashtë vite aktivitet shënjoi krijime, sa emocionale, aq edhe të veçanta, të cilat natyrshëm zunë vend në fondin e artë të polifonisë shqiptare. Një trashëgimi e pasuri e tërë vlerash që të bëjnë t’u referohesh për nga stilizimi, vokali, patosi e interpretimi. Vajza e Dukatit që aty nga mesi i viteve ’60-të u diplomua për mësimdhënie në një nga shkollat pedagogjike të vendit, me grupin polifonik të vendlindjes mori diplomën e këngëtares së shquar të Labërisë, duke mbetur edhe sot e për brezat që vijnë një vlerë e çmuar e trashëgimisë tonë shpirtërore.