Përdoruesit e internetit në Kinë kundërshtojnë rregullat e reja për kontrollin e identitetit

639
Përdoruesit e medias sociale në Kinë po debatojnë duke hedhur dyshime mbi rregullat e reja që kërkojnë platformat e internetit për të verifikuar identitetin e vërtetë të përdoruesit para se t’i lënë ata të postojnë përmbajtje në internet. Rregullat e reja janë nxjerrë më datën 25 gusht nga Administrata e Kibernetikës në Kinë. Ato do të hyjnë në fuqi më 1 tetor. Kina tashmë ka miratuar ligjin që u mundësojnë firmave të bëjnë kontrolle identiteti mbi përdoruesit, por udhëzimet e reja mund të kërkojnë që kartat e identitetit të skanohen në internet. Disa përdorues të internetit përshëndetën rregullat e reja si një mënyrë për të luftuar shpifjet dhe mashtrimet. Shumë përdorues të internetit gjithashtu shprehën shqetësime rreth privatësisë ose rënies “pre” e autoriteteve. Përdoruesit e tjerë të internetit gjithashtu kritikuan rregullat e reja si ndërhyrje shtypëse nga shteti. Ata thonë se do të ketë më pak zëra kritikë pasi fjalimet publike do të monitorohen nga qeveria, e dikush mund të rrezikoj të hyjë në burg me akuzat e përmbysjes së pushtetit shtetëror. Po kështu përdoruesit kinezë shprehen se ky mund të shërbej edhe si mjet për të zbuluar pasuritë e zyrtarëve, sigurisht nëse këta të fundit regjistrohen me emra të vërtetë.
Sigal