Pasuria ‘ e çmendur’ e Bleona Qeretit, ja shifra

606
Jemi mësuar të dëgjojmë për jetë luksi, bizhuteri të çmuara dhe pushime përrallore, por shifra me shumë zero deri më sot nuk kishit sesi të dëgjonit. Edhe këtë herë ishte Bleona ajo që “tronditi” opinionin publik me pasurinë e saj. Nëse kërkoni të dini më shumë rreth pasurisë së saj, do të gjeni këto shifra në internet: “15 milionë dollarë”.
Deklarimi i pasurisë së Bleonës është publikuar nga disa portale online, ku mes të tjerash bëhet shkurtimisht një përmbledhje e karrierës së saj. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për shifra jo të vogla, edhe këto portale i kanë kushtuar më shumë rëndësi karrierës së saj në Shqipëri, mbase duke menduar që këtu do t’i ketë gjeneruar të ardhurat më të mëdha dhe një pjesë të vogël ia kanë atribuuar karrierës së saj në Amerikë.
Sigal