Të gjithë mundoheni të këshilloheni për mirë në çdo fushë të jetës.
Ja çfarë rregullash të trashëguara prej shekujsh, sipas intv.al sugjerojnë indianët që mund të ju ndihmojë në jetë:
1. Në mëngjes lutuni
Çdo mëngjes duhet të falenderoni zotin për ditën që po ju fal. Jini mirënjohës!
2. Jini tolerant ndaj personave që ju mërzisin
Zemërimi dhe xhelozia vijnë nga shpirti i humbur. Mos u ndikoni nga ata, vazhdoni rrugën tuaj me mirësi.
3. Respektoni mikun
Miku i mirë,sipas intv.al është një ndër gjërat më të mira që keni në jetë. Respektojeni dhe do ndiheni mirë.
4. Merruni me punët tuaja
Nuk duhet të analizoni jetën e të tjerëve, pasi do bëheni të padobishëm.
5. Respektoni mendimin e tjerëve
Asnjëherë mos e ndërpritni tjetrin kur flet. Jepini të drejtën të shpreh mendimin e tij.
6. Fëmijët janë e ardhmja
Jepni dashuri fëmijëve dhe rritini në mënyrën më të mirë. Ata janë e ardhmja e vendit ku jetoni.