Pas 47 vitesh martesë, në moshën 72 vjeçare lind fëmijën e parë

578
Një grua në Indi në moshën 72 vjeçare ka lindur fëmijën e saj të parë.
Daljinder Kaur është bërë një ndër nënat më të vjetra në botë, pasi lindi djali i saj, Arman Singh me 19 prill të vitit 2016.
Ajo ka pasur një lindje normale, pa asnjë ndërlikim dhe ajo ka vendosur që vet ta ushqejë të birin.
Daljinder dhe burri i saj, 79 vjeçari Mohinder Singh, jetojnë në Amritsar dhe kanë qenë të martuar për 47 vite. Ata kanë tentuar të kenë fëmijë që nga koha kur u martuan, por kanë arritur që ta trajtojnë fertilitetin pas 45 vitesh, në vitin 2014.
Kjo është hera e dytë që një grua në të 70’at e saj ka pasur sukses në shtatzëni, pasi që në vitin 2006, një grua 70 vjeçare ka lindur një vajzë.
Daljinder ka thënë se ajo ishte e vjetër tashmë për të qenë nënë, mirëpo ka rrezikuar duke dhënë një shumë të madhe parash.
Ajo është e lumtur për djalin e saj të lindur, mirëpo ka frikë se nuk do të jetë këtu ta shohë atë teksa rritet. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë optimiste dhe dëshiron që Armanit t’i sjellë një të ardhme të ndritur.
Sigal