Pagesat për ish-të përndjekurit politik, sorrollatje 25-vjeçare, procedruat rinisin nga 31 dhjetori 2017

790
Dhjetë ligjet që kanë dalë në vitet 1991-1998 për “Pafajësinë”, të ndryshuar disa herë, por pa u zbatuar asnjëherë
Sigal

Dritan BORSHI

Shumë letra që vijnë në redaksinë e “Telegraf”, kanë si përmbajtje denoncime dhe reagime nga individë e grupe ish-të dënuarish politikë, të cilët bëjnë prezent talljen dhe sorollatjet 25 vjeçar të tyre, për mos plotësimin prej shtetit shqiptar të detyrimeve ligjore të integrimit të kësaj shtrese të shumëvuajtur. E vërteta është siç shprehen ata në letrat e tyre, mbasi shteti shqiptar edhe pse ka detyrimin t’ju riktheje punën e paguar dhe pasojat e vuajtjeve e persekucionit fizik e psikologjik, të cilat shpesh kanë përfunduar me jetë e trupa të humbur, prej 25 vitesh nuk po e mbyll këtë plagë sociale, duke i sjell vërdallë ish-të përndjekurit që jetojnë dhe familjarët e atyre që nuk jetojnë, me premtime mashtrime, me ligje e vendime që nuk zbatohen, me lista financiare nëpër banka që nuk jepen kurrë, ose jepen copa-copa me “thërrime”. Skenari i shtetit të ashtuquajtur “demokratik” për mashtrimin, talljen dhe sorollatjen e shtresës së të përndjekur politikë shqiptar, ka nisur që në ligjin e parë të vitit 1991, që gjoja u miratua me shpejtësi e “ndjesi njerëzore” prej PS e PD së bashku, ligj që mbante brenda demagogjinë dhe mashtrimin ligjor, se gjoja do t’u jepte të drejtat e përdhosura, të mohuara e të munguara. Ky mashtrim dhe kjo demagogji me ligje, vendime, urdhëresa dhe formularë të ripërsëritur nga 3-4 herë në vit. Sipas tij, baza ligjore e kësaj demagogjie, ka nisur qysh në vitin 1991 e në mënyrë tallëse të dalë plotësisht boje, po vazhdon edhe sot me nxjerrje ligjesh, vendimesh, urdhrash, ndryshimesh ligjore, mendimesh, vendime të Gjykatës Kushtetuese për njohje e shfuqizim aktesh ligjore, që kanë lidhje me integrimin ekonomik, financiar, të drejte prone, shkollim, strehim, trajtim social e shoqëror të shtresës së ish-të përndjekurve politikë, por që na fakt nuk realizojnë asgjë. Pa bërë komente, po publikojmë 27 ligjet, VKM, urdhëresat dhe Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, me të cilat shteti shqiptar në vitin 1991 ideoi dhe “nisi” lojën e mos integrimit të kësaj shtrese të shpërfillur të shoqërisë shqiptare e cila vazhdon e kërkon të drejtat ligjore me kërkesa, peticione, gjyqe e protesta ekstreme edhe kundër jetës së tyre…

Ja edhe manovra tjetër për të vonuar pagesat e dëmshpërblimit

Sipas vendimit të qeverisë: “Ligji aktual për dëmshpërblimin financiar për vitet e burgut, ka kaluar në shumë ndryshime e ligje të reja në këto 25 vite. Dy ditë më parë, qeveria “Rilindja” që deklaroi se do t’i mbyllte “llogaritë” me këtë shtresë brenda mandatit të parë (qershor 2017), ka miratuar dje një ligj të ri, që ka shfuqizuar ligjin aktual. me ligjin e ri, ata duhet të bëjnë paraqitjen e kërkesave me procedura të reja, por me ndryshimet e reja ligjore, do të cilësohen të vlefshme të gjitha kërkesat e mbërritura pranë institucioneve përkatëse edhe pas këtij afati, madje edhe ato që do të vazhdojnë të paraqiten deri më 31 dhjetor të vitit 2017. Qeveria ka ndryshuar në mbledhjen e radhës, ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me kohën kur duhet të dorëzojnë përfundimisht kërkesën për kompensim të dënuarit politikë të sistemit komunist, të cilët i përkasin kategorisë parësore. Ligji aktual përcaktonte korrikun e vitit 2009 si afatin përfundimtar të paraqitjes së këtyre kërkesave, por me ndryshimet e reja ligjore, do të cilësohen të vlefshme të gjitha kërkesat e mbërritura pranë institucioneve përkatëse edhe pas këtij afati, madje edhe ato që do të vazhdojnë të paraqiten deri më 31 dhjetor të vitit 2017. “Brenda datës 31.12.2017, ish-të dënuarit politikë, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore dhe plotësojnë kriteret e neneve 4 e 5, të këtij ligji, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, paraqesin me shkrim, për përfitimin e dëmshpërblimit financiar për dënimin penal të padrejtë, sipas formularit të ri. Sipas këtij ligji, ish-i dënuari politik i regjimit komunist, që bën pjesë në kategorinë parësore, personi i autorizuar apo kujdestari i tij ligjor nuk mund të rivendosen në afat për paraqitjen e kërkesës pas datës 31.12.2017”, përcakton neni i ri 19 i ligjit të ndryshuar për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë. Ministria e Drejtësisë kryen shqyrtimin e çdo kërkese, të përcjellë nga të ish të dënuarit politikë, nëpërmjet Postës Shqiptare sha dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shqyrtimi i kërkesave për përfitimin e dëmshpërblimit, kryhet nëpërmjet shqyrtimit të drejtpërdrejtë dhe të bashkërenduar. Shqyrtimi i drejtpërdrejtë është faza e parë e hetimit, i cili kryhet në sektorin e gjendjes gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë (skedarët e përgjithshëm dhe ato të posaçëm, për të përndjekurit politikë të regjimit komunist) dhe, sipas rastit, në arkivin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Shqyrtimi i bashkërenduar është faza e dytë e hetimit, të cilit i nënshtrohen kërkesat që rezultojnë dënime politike. Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, brenda afatit 30-ditor, shqyrtojnë kërkesat dhe me njoftim individual shprehet secili, nëse i dënuari politik plotëson kriteret e përcaktuara në ligj. Informacionet e bashkërenduara depozitohen në dosje.