Njihuni me dy modelet më të reja që ka përzgjedhur Victoria’s Secret

584
Sigal

Victoria’s Secret mbylli këtë javë audicionet për modelet e pasarelave në New York, dhe janë përzgjedhur dy vajza, të  cilat e kanë pritur me entuziazëm konfirmimin.

1503913313_modele.jpg

Njëra prej tyre, Amilna Estevao, nga Angola, është mjaft e surprizuar me përzgjedhjen dhe shpërthen në lot nga gëzimi. Ajo ka punuar disa herë për Tom Ford e disa kompani të tjera. “Jam shumë e lumtur që u përzgjodha. Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa vlen për mua”, thotë Estevao.

e_bardha.jpg

Ndërsa për  vajzën tjetër, Roosmarijn de Kok, një bukuri e vogël hollandeze, e cila ka modeluar për markën simotër të VS, Pink, pavarësisht se ka qënë edhe më herët në pasarela, përzgjedhja nga VS është e pabesueshme. “Është hera e dytë për këtë vit për mua që marr pjesë në audicion, e di se çfarë pres, por kjo nuk të ndihmon me nervat. Nuk mund ta besoja dhe nuk mundem ende. Thjesht fillova të qaja, kur u konfirmova. Është një ngritje përpara dhe kur zbulon se ia ke dalë është shokuese”, thotë De Kok.