Një koncert ku të gjithë do të jenë nudo

480
Miley Cyrus dhe Flaming Lips po planifikojnë një koncert tepër të çuditshëm dhe shumë intim. Vokalisti i grupit, Wayne Coyne, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij të “Instagramit” ku shihet Miley Cyrus dhe grupi i tij të zhveshur, përmes të cilës ka bërë publik lajmin se do të luajnë në një koncert ku përveç atyre edhe publiku do të jetë nudo. “Miley Cyrus është duke planifikuar një koncert ku ajo dhe ne, së bashku me audiencën do të jemi plotësisht të zhveshur, të mbuluar me një përbërës të bardhë që duket si qumësht”, shkruan në postimin e tij Coyne. Ai ka shtuar gjithashtu se ky koncert do të jetë një videoklip për këngën e Cyrus “The Milky Milky Milk”, pjesë e albumit të saj të fundit.
Sigal