Një ditë për dashurinë

1719
Sigal

14 shkurti, një ditë e magjishme

Shën Valentini njihet në të gjithë botën si “Padroni i të dashuruarve”. Ky përcaktim lindi nga një sërë legjendash, të cilat janë shtuar me kalimin e kohës. Trëndafili i bashkimit, fëmijët, pëllumbat, dashuria sublime, të gjitha gjërat që e kanë bërë atë një festë model për të dashurit. Që të dashuruarit të duhen për të gjithë jetën, dhe më shumë në këtë ditë, nuk mjafton vetëm dita e “Shën Valentinit”. Janë disa elementë, që na vinë nga shekujt e kaluar dhe janë shtuar në kohë, që e bëjnë këtë feste kaq të madhe dhe kaq popullore në të gjithë botën. Trëndafili i bashkimit Shën Valentini ishte duke dëgjuar një ditë, teksa ziheshin dy të rinj të fejuar, të cilët po kalonin përtej kopshtit të tij. Valentini iu doli përpara sakaq, me një trëndafil të bukur në dorë. Me një fytyrë të qetë, e të shndritshme që rrezatonte, plaku i mirë trëndafilin e mbajtur lart e dhuroi për çiftin. Ky veprim pati fuqinë magjike që të bënte paqe mes dy të rinjve të dashuruar. Kur ai u dhuroi të dyve lulen e purpurt, iu kërkoi të dyve të shtrëngonin bishtin e lules me kujdes për të mos u shpuar dhe shpjegoi lidhjen e dy personave të martuar. Paskësaj, dashuria e tyre ishte kthyer si më parë. Të dy të rinjtë u kthyen menjëherë tek ai. Me dëshirën e tij dhe vullnetin e të rinjve, ishte pikërisht Shën Valentini, i cili bekoi martesën e tyre të lumtur. Me t’u bërë e njohur kjo gjë u bë një proces ndaj Valentinos.

Emri i Shenjtit përmendet për herë të parë në një dokument zyrtar të Kishës së shekujve V-VI; në një dokument tjetër të shekullit VIII, shënohet data e vdekjes së Shenjtit, përshkruhen torturat që pësoi, prerja e kokës në orët e vona të natës dhe varrosja.

  Ornela Bardhi- Miss

-Ku do ta kaloni 14 shkurtin?

– Nuk jam e sigurt se ku, por mendoj në ndonjë restorant nën dritën e qirinjve.

-Çfarë dhurate pret dhe çfarë dhurate do japësh?

-Sa për dhuratat gjithmonë më ka pëlqyer t’i bëj surprizë dhe pres të më surprizojnë, nuk e di thjesht edhe një gjë vogël qofte edhe një lule për mua ka domethënie.

-A i pëlqen festa e tilla?

-I pëlqej të gjitha festat faktikisht.

– Cila veshje ju pëlqen për këtë festë?

-Një fustan elegant më ka pëlqyer gjithmonë në të tillë festë

-Si do ta festoni?

-Kuptohet në ndonjë vend romantik (pastaj zjarr me shoqërinë time single për të pritur Shën Faustinin…Ditën e Beqareve) hahaha….

Ju përshëndes dhe ditë të mbarë. Respekte!

Rovena Domi -Miss

-Ku do ta kaloni 14 shkurtin?

 Festën e 14 shkurtit e vlerësoj shumë dhe do më pëlqente ta festoja pse jo me një udhëtim jashtë, p.sh në Gjermani më pëlqejnë shumë ditët e dimrit atje.

 -Çfarë dhurate pret dhe çfarë dhurate do japësh?

Dhurata më e bukur për 14 Shkurtin janë Ndjenjat. Nuk mund të specifikoj se çfarë dhurate do më pëlqente sepse nuk e di se çfarë do më dhurohet, por sigurisht do më pëlqente diçka simbolike që përshtatet me festën.

 -A i pëlqen festat e tilla?

Sigurisht, që i pëlqej dhe e vlerësoj shumë si festë më tepër akoma kur mund të jesh e dashuruar ka më shumë rëndësi.

 Veshja?

Do më pëlqente një fustan i bukur, ngjyrë e kuqe meqë është edhe ngjyra e dashurisë.

 -Si do ta festoni?

 S’e di ende herët për të planifikuar konkretisht se në cilin vend, por do më pëlqente të udhëtoja jashtë

 Valbona Peraj

 -Ku do ta kaloni 14 Shkurtin?

Besoj në shtëpi, por mund dhe të dal me shoqërinë. Thjesht për të kaluar një orë ndryshe.

 -Çfarë dhurate pret dhe çfarë dhurate do japësh?

-Me thënë të drejtën këtë Shën Valentin nuk pres ndonjë gjë. Dhe pse jam singëll,  nuk jam e dashuruar.

-A i pëlqen festat e tilla?

-Tani jo dhe aq. Çdo festë ka moshën dhe kohën e saj. Por më pëlqen të festohet sepse është festa e dashurisë, festa e asaj që duhet ta kujtojmë me respekt, sepse vetëm nga dashuritë jeta bëhet më e bukur.

– Cila veshje ju pëlqen për këtë festë?

-Një pallto me gëzof dhe nja palë çizme të shkurtra

   Rita Ndoci

Në sistemin monist ne nuk e kemi ditur ç’është Shën Valentini dhe nuk e kemi festuar. Ishte tabu një festë e tillë. Bashkë me demokracinë u bë e njohur dhe festa më popullore, më e bukura në botë, më e komentuara Shën Valentini. Një ditë plot gaz, hare, plot mirësi, dashuri, harmoni. Një ditë që ofron shumë buzëqeshje, gëzim lule dhurata. Për mua mbetet një festë pa ligje, por e ligjëruar. Një festë shumë e veçantë. Një festë që për mua s’dihet të kufizohet vetëm tek të rinjtë. Në këtë ditë të gjithë duhet të durojmë dhe të marrim urime për dashurinë njerëzore. Çudi se dhe mimozat çelin enkas në këtë ditë të bukur. Dhe mimozat janë simboli më i mirë i dashurisë. Kjo ditë na afron më shumë me njerëzit me të afërmit. Ndihem mirë në këtë ditë sepse kam recituar shumë vargje të poetëve të shquar të të gjithë botës. Kam përcjell vargje poetësh që të mbërthejnë dhe të çojnë në magjinë e bukur të dashurisë së sinqertë. Poetët i këndojnë më bukur dashurisë dhe unë kur recitoj të tilla vargje më duket sikur u jap njerëzve më shumë atmosferë dashurie të pastër. Do doja që ditë të tilla të kishim sa më shumë. Janë ditë të pastra qiellore që të mrekullojnë.

 Alida Hisku

 Shën Valentini është dita më romantike e vitit, ku shumë të rinj e dërgojnë kartolinën e të dashuruarve me anë të zemrës. Paqe, dashuri, mirëkuptim, lumturi, gjatë kësaj feste. Në shekullin e 17-të, Puritenët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin (se është dita e të dashuruarve) se, është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin. Edhe këtë herë dashuria triumfoi dhe ata nuk ia dolën ta ndalojnë këtë festë. Sa na duhen festa të tilla. Ato janë qetësia shpirtërore në ëndrrat e rinisë pse jo dhe të çdo moshe.

 Vitore  Sallaku

Gëzohem shumë në këtë ditë. Lumturohem. Më duket çdo gjë si një magji. Le të gëzojnë njerëzia aq më shumë rinia. Të duhen. Eh, ne dje s’na e lanë ta gëzonim dhe pse ka një histori shumë të bukur. Kam lexuar shumë për këtë ditë. Sidomos kur vjen kureshtja më shtyn të lexoj dhe më shumë. Në shekullin e 18-të, shfaqen kartolinat e para për Ditën e Dashurisë. Ishte zakon që ato kartolina të punoheshin vet nga personi që do i dërgonte. Kartolinat zbukuroheshin me germa të florinjta dhe dantella. Në to shkruhej poezi dashurie dhe më pastaj dërgoheshin. Ndërsa disa kartolina zbukuroheshin me zemra dhe brenda i futej qeskë parfumi. Këto kartolina sot ruhen si antikitete të vlefshme nëpër muze. Muzeu më i bukur sot është përqafimi, ndjenja e sinqertë dhe pse dhurata mbetet dhuratë. Shën Valentini mbetet shenjtëria e dashurisë njerëzore.

  Merita Halili

 Kujtdo kjo ditë zgjon kujtime, zgjon mendime, ëndrra. Në këto vite kjo është bërë festa më e spikatur, më sinjifikative, më e përbotshmja sidomos tek ne që deri dje nuk mundnin ta festonim. Por një ditë për dashurinë s’është asgjë përpara dashurive të mëdha jetësore mbarënjerëzore. Dashuria është e përjetshme dhe duhet të jetë e përditshme. Por dhe një ditë e përcaktuar është një emër i veçantë një emër që s’mund të tjetërsohet apo zëvendësohet. Kjo ditë është monumenti i Dashurisë. Kjo ditë është 14 Shkurti. Gëzojeni me gjithë fuqinë e shpirtit.

 Valbona Halili

Është një ditë e bukur. Duket se sjell pranverën një muaj më shpejt….Duket sikur zgjon ndjenja të fuqishme dashurore njerëzore për të qenë më të butë, të paqmë, të sinqertë…Në këtë ditë kaq të bukur, disa janë çmendurisht të dashuruar, të tjerëve u pëlqen ideja e dhuratave, disa të tjerë duan të festojnë për inerci. Baza mbetet e njëjtë për çdo Shën Valentin: Ai nuk kuptohet pa dhurata. Një festë e të dashuruarve, e cila ka qëllim të na përkujtojë triumfin e dashurisë. Por ndryshe nga festat e tjera siç janë Krishtlindjet apo Viti i Ri, njerëzit për Shën Valentin kanë tendencën të presin deri në momentin e fundit për të blerë dhuratën për partneren për të qenë të gëzuar shpirtërisht. Në këtë ditë gjenden fjalët e duhura, lulet, ëmbëlsirat dhe çdo gjë që duhet të mbështjellë me letër të kuqe apo rozë, për ta përcjellë sa më bukur respektin për dashurinë. Dhuratat në këtë ditë  janë gjëra që njerëzit i vlerësojnë, por që nuk do t’i blinin asnjëherë për vete në ditë të zakonshme. Sa e bukur kjo ditë që na afron dhe na zbukuron ditën. Gëzojeni!

 Shqipe Zani

 Një ditë që dua të dhuroj sa më shumë lule, lule, buzëqeshje.  S’e gëzuam në rininë tonë…  Është një ditë hyjnore. Unë shumë shkurt do ta përkufizoja dashurinë si dhe të dashuruarit : Të duash dikë s’mjafton 14-15 shkurti ! Një vit ka 365 ditë/net s’do bëja dallim kur është puna t’i japësh dashuri dikujt që e do. Në sistemin komunist as njihej, as festohej, as se kishim idenë e kësaj dite. Por të jem e sinqertë më pëlqen kjo ditë. Shoh që është dita më e bukur e rinisë, por dhe e gjithë shoqërisë. Shoh të qeshura, lule dhurata, gëzime. Një ditë e mbushur me atmosferë. Shumë keq që s’e kemi festuar dhe atëherë. I uroj këtë festë madhështore të gjithë çifteve të dashuruar, të fejuar, të martuarve dhe atyre që akoma janë në kërkim të fatit

 SHËN VALENTINI

Mes miteve dhe legjendave

Pse festa e Shën Valentinit bie pikërisht më 14 shkurt? (E keni pyetur ndonjëherë veten?...) Është një rastësi apo ka një kuptim të veçantë? Në kalendarin romak, shkurti është konsideruar si muaji në të cilin njerëzit përgatiteshin për mbërritjen e pranverës, stinën e rilindjes. Kështu fillonin ritet e pastrimit: shtëpitë pastroheshin dhe ju hidhej kripë si dhe një farë e veçantë. Por në veçanti, në mes të muajit fillonin festimet në nder të zotërve që i mbanin ujqërit larg nga fushat e kultivuara. Urdhri i priftërinjve të ngarkuar me këtë kult, i afrohej gropës, ku sipas legjendës, ujkonja kishte rritur Romolon dhe Remon dhe ku kryenin sakrificat zbutëse. Gjaku i kafshëve përhapej pastaj në vendin përreth rrugëve të qytetit, si shenjë e pjellorisë. Ngjarja e vërtetë për rininë romake të asaj kohe ishte një tip lotarie dashurie. Çdo vajzë e re, në kohë për t’u martuar, vinte emrin e saj në një vazo dhe çdo beqar duhet të kapte një emër pa e parë se për kë bëhej fjala. Kështu formoheshin çifte, që shpesh përfundonin në martesë.