Ftesë
Të nderuar miq!
Ju ftojmë të jemi bashkë në aktivitetin kushtuar 40 vjetorit të ndarjes nga jeta të martires së demokracisë Musine Kokalari!
Në qendër të këtij përkujtimi do të jenë:
Promovimi i botimit “Kronikë në Këngë” i Musine Kokalarit, Dokumentari “Zbukuruesja e nuseve” i mikut tonë të spikatur Ilir Lluri,
Një kokteil i pasur për tu përshëndetur e shkëmbyer mendime për vlerat përbashkëta!
Aktiviteti do të zhvillohet:
⁃Në datë 10 Nëntor; – Ora 11:30; – Në godinën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (shëtitorja Murat Toptani)
Për realizimin e këtij aktivitetit bashkëpunuan regjizori nderuar Z. Ilir Lluri, agjensia AMIV e kryesuar nga Z. Ylli Asllani, studjuesja e njohur Prof. MIMOZA KARAGJOZI (Kore) e nderuara Znj. BIBIKA KOKALARI, si dhe Fondacioni “ Për rruajtjen e vlerave të Gjirokastrës” i drejtuar nga Prof. Agim Mero.
Programi i aktivitetit përmban 2 pjesë:
Pjesa e parë:
Do të ketë tre kumtesa:
- Zj. Mimoza Kore për librin “Kronike në këngë”
- Zj. Bibika Kokalari, Kujtime nga çastet e dorëzimit tek Platon Kokalari i krijimtarisë së Musinesë.
- Z. Ylli Asllani,
Si lindi idea dhe u realizua memoriali i tre figurave “Nderi i qytetit”, ku bën pjesë Musine Kokalari, Eqerem Çabej dhe Ismail Kadare…
- Gjatë promovimit do shperndahen disa libra si simbolikë e kësaj dite të shënuar.
Pjesa e dytë:
Të pranishmit do të ndjekin dokumentarin “Zbukuruesja e nuseve, Kako Pino”. në të cilin trajtohet figura e Kako Pinos.
Per këtë personazh ka shkruar në fillim Musinea, ndërkohë që Kadare e ktheu në një personazh letrar të magjishëm!
Xhirimet e tij kanë zgjatur për një periudhë 5 vjeçare. Dokumentari është realizim i mikut tonë të mirënjohur Ilir Lluri i cili ju përshëndet dhe falenderon për prezencën tuaj.
Mirë se ardhshi dhe shikim të këndshem!


















