Nesër do të lexoni/ Pianistja Silva Skënderi dhe violinisti malazez Miran Begiç ndërthurin traditën

702
Sigal

Edicioni XI i Festivalit Ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” do të mbyllet në Tiranë në 31 tetor 2017 në Hotel Sheraton me koncertin Gala “Aty ku muzika klasike takohet me traditën”. Dy artistë virtuozë Silva Skënderi, pianiste nga Shqipëria dhe Miran Begiç, violinist nga Mali i Zi, do të ndërthurin muzikën klasike me traditën shqiptare dhe malazeze. Programi i koncertit sjell tre sonata nga Wolfgang Amadeus Mozart, Ludvig van Bethoven, Edvard Grieg dhe valle nga Aleksandër Peçi dhe Hercigonja Dances. Me këtë koncert ndërthurja e zhanreve muzikore përmbush dhe misionin e këtij Festivali, pasi në 11 edicione “Argjiro” ka pasur si lajtmotiv ndërthurjen e muzikës klasike me atë tradicionale. Të ndërthurësh të dy botët në një, të gërshetosh traditën dhe identitetin me klasiken dhe modernen, ndërsa mbetesh besnik ndaj identitetit tënd, do të thotë të kthehesh nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara. Silva Skënderi, Pas përfundimit të studimeve për piano me rezultate të shkëlqyera, në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, vijoi studimet për piano në Akademinë e Arteve Tiranë, sot Universiteti i Arteve, ku që prej vitit 2003 është pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit, aktualisht Asoc.Profesor në Departamentin …
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf