Nesër do të lexoni/ Dajana Shabani, Deda: Sakrifica ime më e madhe, lashë Romën për Televizionin

1208
Atë e shikojmë çdo ditë në mëngjes në “Ditë e re” në Ora News. Dajana Shabani, është moderatorja e këndshme, që na sjell buzëqeshje, pozitivitet dhe shumë dashuri përmes ekranit. Në një intervistë për gazetën “Telegraf” Dajana na rrëfen për mëngjeset e saj ‘të frikshme’ siç i quan ato Dajana, por gjithashtu flet dhe për emisioni “Dita e re”, për të cilin ajo thotë se ndjehet shumë komode dhe se ka gjetur veten aty. Dajna flet për mardhënien me vajzën si dhe sakrificën më të madhe që ajo ka bërë për karrierën. Dajana thotë se sakrifica edhe më e madhe është se martesën e ka kaluar disi në plan të dytë pasi bashkorti jeton në Romë dhe ajo nuk shkëputet dot nga ekrani.
Si janë mëngjeset e Dajanës? 
Mëngjeset e mia nga e hëna në të premte janë ‘të frikshme’, duke qenë se dhe nuk fle shumë, pasi ushqej vajzën me gji. Zgjohem në 6 të mëngjesit, por situata ndryshon vetëm në fund të javës kur marr dhe pak kohë për veten.
Ka shumë emisione mëngjesi, pse shqiptarët duhet të ndjekin “Ditë e re”? 
Nëse shqiptarët do të duan të gjejnë aty; pak këngë cilësore, pak informacion interesant, pak relaks dhe heqje stresi, si dhe shaka, kuriozitete për të ftuarit dhe gjithçka tjetër mund të ndjekin “Ditë e re”….



Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal