Nëse nuk shkoni në palestër, mund ta zëvendësoni kështu…

412
Derisa e thotë shkenca, pse jo?
Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Alberta-s në Kanada ka arritur në përfundimin se përfitimet shëndetësore të Resveratrol-it (një suplement dhe antioksidant i fuqishëm kundër plakjes) që gjenden me shumicë në verën e kuqe, mund të sjellin rezultate më të mira edhe nga të ushtruarit në palestër. Kështu, nga studimi rezultoi se një gotë verë e kuqe është edhe më efektive se sa orët e pafundme në palestër. 
Sipas studiuesit Jason Dyck, kjo gjetje ndihmon në veçanti ata që nuk janë në gjendje ose nuk kanë mundësi të bëjnë ushtrime në palestër. Resveratrol-i përmirëson dukshëm punën fizike, funksionin e zemrës dhe forcën e muskujve në të njëjtën mënyrë si ndodh me të gjithë njerëzit që ushtrohen rregullisht në palestër: “Resveratroli mund të ndihmojë të gjithë ata pacientë të cilët dëshirojnë të ushtrohen në palestër, por fizikisht janë të paaftë. Ai mund të përmirësojë fuqinë e muskujve dhe aktivitetin fizik, por mund të përmirësojë edhe shëndetin e zemrës. Përbërësit aktivë të këtij antioksidanti që gjenden në verë nxisin metabolizmin dhe e bëjnë më të lehtë rënien në peshë”,- thotë Dyck.
Sipas studimit, dy janë rekomandimet që duhet t’i mbash parasysh:
Pi vetëm verë të kuqe, sepse vera e bardhë nuk mbart të njëjtat përfitime dhe pi vetëm një gotë në ditë. Një gotë mjafton për të përmirësuar performancën gjatë aktivitetit fizik, por edhe përfitime të tjera shëndetësore.