Nëse e keni të vështirë të thoni “Të dua”, këto janë disa alternativa të tjera

770
Të thënit “Të dua” mund të bëhet një formë e pikësimit në një marrëdhënie të gjatë.
Kryesisht njerëzit e thonë atë në fund të një telefonate, teksa po dalin nga dera apo në mbrëmje, para se të thonë “Natën e mirë” . Kjo shihet edhe si një mënyrë e mirë për të mbajtur nën kontroll marrëdhënien tuaj ditë pas dite.
Përveç rasteve kur e thoni shpesh, fraza mund të kthehet në diçka rutinë. Sa shpesh i thoni këto dy fjalë, pa e menduar faktin se e doni atë person? Shumicën e kohës, me siguri. Sërish nuk ka asgjë të keqe këtu sepse mund t’i kemi ditët e ngarkuara.
Por ndonjëjherë është mirë të ndaloni dhe të mendoni vërtet rreth asaj se sa do të thotë për ju partneri juaj.
Ja ku janë 10 gjëra të cilat mund t’ia thoni partnerit tuaj, për të përcjellë kuptimin e fjalëve “Të dua”. Fjalë të cilat i keni më të lehta t’i thoni pa u menduar gjatë dhe të mos skuqeni. Vetëm mos i përdorni të gjitha përnjëherësh.
1.Je kaq e nxehtë
Nëse përdorni këtë shprehje, do të jetë njësoj sikur të thoni se jeni aq i tronditur nga bukuria e saj dhe se vetëm një bomb do të mund të përcillte ndjenjat e tuaja.
2.Sot jam i dashuruar me ty, më shumë se dje
Kjo nuk shpreh vetëm se e doni partneren tuaj, por edhe se e doni vërtetë dhe se dashuria juaj vetëm sa është rritur gjatë 24 orëve të fundit.
3.Më bëre të qesh aq shumë sa për pak urinova në pantallona
Ok, ndoshta nuk duhet ta përmendni fjalën “urinë”, por ta keni si ide. Ju mund ta harroni shpejt se sa argëtues është partneri juaj, prandaj do të ishte mirë që ta kujtonit herë pas herë me këtë mënyrë. 
4.E dua trupin tënd
Kur ka qenë hera e fundit kur i keni thënë diçka të ngjashme partnerit tuaj? Sigurisht, ata e dinë se ju e doni por a e dinë që e dëshironi edhe trupin e tyre? Një kompliment i tillë i bërë në një marrëdhënie është i nevojshëm.
5.I urrej të gjithë sot, por ti…ti mund të qëndrosh
Sepse ndonjëherë një kompliment i ‘mbytur” është komplimenti më i mirë nga të gjithë.
6.Të adhuroj kur vrapon, jep një fjalim, luan në një instrument, bën një foto
Të qëndruarit i tërhequr dhe të admironi partnerin tuaj, është një mënyrë për të rritur distancën erotike mes jush. Si dhe t’ju kujtojë se si ishte momenti kur u takuat.
7.Më pëlqen kur flasim dhe kur nuk flasim
Të biseduarit është i zakonshëm, por të qëndroni në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe kur mes jush mbizotëron heshtja, është një shenjë që tregon se e doni sinqerisht praninë e tjetrit.
8.Dukesh më mirë tani sesa kur u takuam
Plakja nuk kursen asnjë. Gjeni diçka tek paryneri juaj që ia përmirëson moshën. Një fytyrë fëminore apo një bust muskuloz, dhe komplimentojeni.
9.Dëshiroj të bëj seks me ty
Sepse jo gjithmonë duhet të jetë ai rregulli që nuk duhet thyer. Nuk ka arsye pse duhet të përdoret gjithmonë fraza “duke bërë dashuri”.
10.Jam shumë i dashuruar me ty
Thjesht provoni ta thoni pa u menduar.
Sigal