Ndërron jetë Phillip Lambro artisti shqiptar i Hollivudit

393
Ka ndërruar jetë ditën e shtunë, në moshën 79-vjeçare, kompozitori i shquar shqiptaro-amerikan Phillip Lambro. I lindur në Massachusetts, SHBA, djali i dy emigrantëve shqiptarë, Pascal Lambro e Mary Lambro, pas shkollimit fillor në moshën e adoleshencës filloi studimet për piano në Boston. Ndërsa muzika e Phillip Lambros u luajt nga orkestrat më të njohura amerikane, me të cilat janë dhënë koncerte në mbarë botën, gjatë gjithë karrierës së tij kompozoi muzikë për filma në Hollyëood. Phillip Lambro nuk ishte vetëm kompozitor, por edhe një dirigjent i famshëm amerikan, muzika e të cilit është luajtur nga orkestrat amerikane brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara.
Debutimin e parë në skenë, ai e pati në moshën 17-vjeçare, në Panairin e Pianistëve, në Sallën e Simfonisë në të Bostonit, ku interpretoi një pjesë nga Shopeni. Pas mbarimit të shkollës së mesme, Lambro i vazhdoi studimet e tij muzikore në Miami University, në Coral Gables, Florida. Më vonë, fitoi një bursë për në Akademinë Muzikore të Perëndimit në Kaliforni, ku ndër mësuesit e tij ishin Donald Pond, si dhe nxënësi më i shquar i kompozitorit Bela Bartok, pianisti hungarezo-amerikan Gyorgy Sandor. Lambro ishte një nga kompozitorët më të rinj që i është interpretuar ndonjëherë muzika nga Orkestra e famshme e Philadelphia-s. “Dance Barbaro for Percussion” dhe “Miraflores for String Orchestra” ishin dy kompozimet e tij të para dhe u pritën me entuziazëm nga kritika si brenda, ashtu edhe jashtë Amerikës.
“Dance Barbaro” u prit me lavdërime të mëdha nga kritiku muzikor i gazetës “Philadelphia Inquirer”, i cili shkroi se kompozimi nga Lambro ishte “një sukses i bujshëm. Audienca e shpërbleu kompozitorin me një furi duartrokitjesh”.
Ndër sukseset më kulmore të rinisë së tij ka qenë kur mjeshtri legjendar i orkestrës Leopold Stokoëski ka dirigjuar muzikën e kompozitorit Lambro, kur nuk kishte mbushur më shumë se 24 vjeç. Ai ka deklaruar se: “Phillip Lambro është shumë i talentuar dhe ka kapacitet të madh. Ka një mënyrë orgjinale të trajtimit të muzikës dhe jetës”.
Në listën e gjatë të veprave më moderne të tij, që ngelen në historinë e muzikës është kompozimi “Four Songs for Soprano and Orchestra” (Katër Këngë për Soprano dhe Orkestër), që e shkroi në 1967-n, pas vdekjes së Sylvia Plath, të cilën e kishte pasur shoqe në shkollën e mesme, në Wellesley. Katër këngët i kompozoi bazuar në katër poezi të saj. Kompozimet e artistit shqiptaro-amerikan, Phillip Lambro, janë luajtur nga dhjetëra orkestra si Baltimore Symphony, Jacksonville Symphony, Denver Symphony, Neë Orleans Symphony, St. Paul Symphony, Rochester Philharmonic, etj.
Lambro ka dhënë koncerte madhore në Europë, Amerikën Jugore, Australi dhe në Azi. Nga kritika e muzikës është vleërsuar për risi të mrekullueshme”, si dhe për “tingëllima drithëruese, krijuese, të ndjeshme dhe të latuara”. 
Lambro ka kompozuar mjaft muzikë për filma në Hollivud, ku përfshihet edhe kolonën zanore e filmit dokumentar “Mineral King” që u vlerësua nga kritika dhe për këtë film ai u nderua çmim nga “National Board of Revieë” për muzikën më të mirë të vitit 1972. Tema e filmit ishte beteja ambientaliste për të shpëtuar një luginë spektakolare akullnaje në Parkun Kombëtar Sequoia në California nga zhvillime dëmtuese të ndërtimeve të biznesit.
Muzika e tij për një seri filmash kompozohej në gjini e zhanre të ndryshme, duke filluar nga meloditë për muzikën xhaz, te filmat e aksionit si “Murph The Surf”, “And Now Miguel”, ku për muzikën e tij u dhanë vlerësime të tilla si “e ngrohtë”, “misterioze”, “therrëse”, “vezulluese”, etj. 
Sigal