Ndërgjegjësohet Rita Ora, pas kritikave, vishet më serioze në “The One Show”

535
Pas kritikave që mori për veshjen tepër ekstravagante në emisionin “The One Show” në janar të këtij viti, Rita Ora ka vendosur që këtë herë të tregohet më e kujdesshme .
Këngëtarja 24 vjeçare e ftuar ditën e enjte në programin e BBC është shfaqur më serioze.
“Nëse do ta kishim diskutuar më parë, do të kishim kërkuar që Rita të vishte diçka më të përshtatshme për një emision që zhvillohet në orën 7 të pasdites”- ka qenë deklarata e BBC në vizitën e parë të juristes së X Factor në “The One Show”.
Megjithëse Rita Ora është kujdesur ti mbulojë më shumë format e saj trupore, ajo dukej mahnitëse teksa është fotografuar në momentin që është larguar nga ndërtesa.
Sigal