Na ishte njëherë kinema “17 nëntori”

2705
Sigal

Magjia e filmit erdhi në Shqipëri në fund të shekullit të XIX, disa vite pas shpikjes së famshme të Lymierëve. Pas shfaqjes së filmave nga disa opoeratorë shëtitës, kinemaja e parë u ngrit në Shqipri në Shkodër, kinema “Grand ‑ Kino Skioptiko”, nga austriaku Josef Stauber. Kinemaja u vendos në një mjedis të shtëpisë së Kol Idromenos, të cilën ai e kisdhte marrë me qera për një periudhë 1- vjeçare. Kjo kinema funksionoi deri në vitin 1914, kur filloi Lufta e Parë Botërore.

Pas luftës në vitet 20‑të u ngritën njëra pas tjetrës shumë kinema. Në fillim në Vlorë nga Kojdhel Zilja (Luari), kinema “Përparimi” në 1920, më pas në Korçë kinema “Moderne” e me radhë kinema “Amerika”, (1921), etj.

Në pranverën e vitit 1925, krijohet e para shoqëri kinematografike shqiptare, shoqëria “Kinema‑Theater Nacional”, në Tiranë nga vëllezërit Beshiri, Xhuf Koljaka, Ferit Vokopola dhe Alqi Hodbari. Përfaqësuesit e shoqërisë kërkuan ndihmë nga shteti për përjashtimin e paisjeve nga taksat doganore, një subvencionim prej 20,000 frangash dhe dhënien e ekskluzivitetit 15- vjeçar të kinemave në kryeqytet. Me gjithë kërkesat e tyre të përsëritura, ato u refuzuan me vendim të Këshillit të Ministrave nr.8 dt. 3 janar 1926, nr.72, dt 22 maj 1926. Por kjo shoqëri e realizoi qëllimin e saj disa muaj më vonë.

Më 22 qershor 1926 u çel kinemaja e parë e mirfilltë me pronarë shqiptarë, kinema “Nacional”, ndërtimet e së cilës filluan që në vitin 1924, me arkitekt Skënder Luarasin. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme në jetën kulturore artistike e vendit.

Më vonë kinema “Nacional” çeli degët e saj në disa qytete të tjera të Shqipërisë si në Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Kavajë, etj, duke u bërë Shoqëria më e fuqishme në zgjedhjen, importimin dhe shfaqjen e filmave në Shqipëri.

Një kohësisht kjo shoqëri më vonë u bë pronë e vetme e vëllezërve Beshiri, ku peshën kryesore e mban padyshim Jusuf Beshiri si dhe i vëllai Hysen Beshiri.

Duhet thënë se kinemaja nuk shërbente vetëm për shfaqjen e filmave, ajo u bë edhe një qëndër e rëndësishme kulturore, pasi aty jepeshin edhe shfaqje me grupe e artistë të huaj e nga vendi me skeçe, kuplete, parodi, sidomos në mes të seancave filmike. Kështu u krijua një grup aktorësh stabël, të cilët mbulonin veprimtarinë e saj artistike.

Kinema Theater “Nacional” filloi e para shfaqjen e filmave me zë në Shqipëri që më 27 korrik 1931. Kjo kinema u inagurua me filmin “Vjedhësi i zemrave”, ku interpretonin Armando Falconi, Meri Kid, etj. Para filmit u shfaq edhe një kronikë nga pritja madhështore që iu bë Çaplinit në çeljen e Festivalit të Venecias.

Pas vitit 1945, ui bë shtetëzimi i saj. Iu ndërrua emri nga “Nacional” në “17 nëntori”, dita e çlirimit të Tiranës. Ajo shërbeu si kinema deri në vitin 1991. Në vitet e para shërbeu edhe si sallë gjyqi, ku zhvilloheshin “gjyqet e popullit” ndaj popullit. Pas vitit 1991, si pronë ajo iu kthye të zotëve, por që nuk e mori kurrë atë funksion që u krijua. Për disa vite shërbeu si sallë për seanca spirituale, apo më së fundi si bingo, derisa dha shpirt më shkurt 2003. Kështu shembet me e vjetra dhe e para kinema me arkitekture moderne ne Shqiperi.

Në vendimin 180 te vitit 2000, kur fillon puna per harten e monumenteve te Tiranes qe mbrohen nga shteti, thuhet se nga Kinema “17 Nentori” do te ruhet vetem fasada. Anetaret socialiste te Keshillit Bashkiak, u shprehën pro prishjes se kinema “17 Nentorit”.

Vendimi i marre per prishjen e kinemase nga kryebashkiaku shemb nje pjese te rendesishme te se djeshmes tiranase. Qytetaret e vjeter te ketij qyteti, e rendisin si nje nder veprat e rendesishme dhe jane kunder prishjes se saj. Por vendimi i marre nga Rama megjithe kundershtimin e opozites dhe te opinionit publik, pret tashme zbatimin dhe ndertimin e nje pallati dymbedhjete katesh./naishtedikur.info