Montano këngëtari mjeshtër i Hip Hopit

616
Sigal

Montano është një këngëtar i ri dhe tejet profesional. Ai renditet ndër këngëtarët me një të ardhme të sigurtë për sa i përket vokalit. Gjithashtu koloriti i veçantë i notave muzikore që ai kap e diferencojnë atë nga të tjerët. Montano thekson se ka shumë projekte muzikore dhe qëllimi i tij është sjellja e këngëve aktuale Hip Hop. Planet e tij janë të shumta, ndër të cilat është bashkëpunimi me emrat më të mirë të muzikës Rap. Sipas Montanos muzika Hip Hop rrjedh nga shpirti dhe kjo është arsyeja që ai e dashuron këtë rrymë. Montano është i ri në moshë, megjithatë ai guxon dhe premton shumë për të ardhmen. Aktualisht ai ka gati disa kënge, të cilat do të dalin në treg, të cilat priten të jenë hitet e momentit dhe të shijohen nga fansat e kësaj rryme. Montano e adhuron Hip Hop-in prej një kohe të gjatë dhe sot ai ka arritur një profesionalizëm në këndimin e këngëve të këtij zhanri. Disa nga këngët e Montanos që do të jenë gati shumë shpejt janë: “Njo si ty”, “Hala me të njejtë” (një bashkëpunim me Rizën), “Ki Besim”. Ndërkohë që Montano bën hite, ne shijojmë dhe e urojmë për sukseset e tij.

Enea Cenko