Monica Bellucci hedh “bombën” për “Paris Match”: Kam rigjetur dashurinë

680
Misterioze dhe simpatike si kurrë më parë, Monica Bellucci hedh bombën. Aktorja 52-vjeçare ka treguar se ka një dashuri të re, por më pas nuk ka vazhduar më.
“Në jetën time është një mashkull i ri, por nuk ju tregoj se kush është’- ka thënë Monica Bellucci për revistën franceze, Paris Match. “Në të kaluarën më kanë dashur shumë meshkujt por unë nuk kam qenë e gatshme për të marr atë lloj dashurie shkruan Tgcom.
Sot unë kërkoj gjëra të reja dhe tashmë kam hyr në një fazë të re të jetës sime. Kur isha më e re i shihja meshkujt nga pamja e jashtme dhe dilja me meshkuj të moshës sime.
Ndërsa sot kam ndryshuar mendim, në mashkull me rrudha më duket shumë interesant, shenjat që ka lënë mosha në fytyrën dhe trupin e tij më pëlqejnë shumë, sepse ajo që e bën më seksi është ajo që ia ka jetuar.
Sepse përmes rrudhave të trupit shihet më mirë shpirti”- vazhdon më tej aktorja 52-vjeçare. Ylli i kinemasë botërore ka folur edhe për vendet që ka jetuar dhe që dashuron Italinë dhe Francën.
Aktorja në vitin 2013 u divorcua nga aktori francez, Vincent Cassel. “Pas ndarjes, babai i vajzave të mia qëndroi në Brazil, ndërsa unë vendosa të jetoja në Paris. Vitin e kaluar bleva një shtëpi në Lisbonë dhe do më pëlqente shumë të shkoja të jetoja atje shumë shpejt-përfundon intervistën bukuroshja italiane.
Sigal