Modelingu është dhunti nga Zoti

3690
Sigal

Intervista : Flet Modeli i njohur shqiptar, Alban Hamiti : Ëndrrat bëhen realitet me punë dhe vullnet

 .. Është vetëm 17 vjec dhe deri më tani ka arritur të realizojë të gjitha qëllimet që i ka vënë vetes. Është pikërisht Alban Hamiti, një ndër meshkujt më të bukur për tu marrë shembull në stil dhe veshje. Pasioni më i madh i jetës së tij janë pasarelat, por nuk ngelet pas televizioni dhe udhëtimet në vende të ndryshme të botës. Në një intervistë ndryshe & ekskluzive për Telegraf Albani rrëfen me detaje gjithçka sa i përket modës, planet që ka dhe shumë gjëra të bukura.

 Përshëndetje Alban, prej kohësh merreni me modeling, më thoni ju lutem eksperiencat e deritanishme.

Në fakt, gjithçka ka nisur nga Modelingu. Fillimisht nisa bashkëpunime me shumë fotografë, shqiptarë dhe të huaj për sete të ndryshme fotografike të cilat u pëlqyen tejmase nga publiku. Më pas sfilata mode për kompani dhe koleksione veshjesh të firmave të ndryshme. Gjithashtu kam qenë pjesëmarrës, (figurant) në disa klipe muzikore. Aktualisht jam pjese e Agjencisë se modës Grace Models, si Model.

Na përmend disa evente mode ose firma për të cilat keni pozuar ?

Kanë qenë të shumtë por do të veçoj këtu spektaklin Tirana Fashion Week ku sfilova për veshjet e ndryshme të sezonit të ri, duke u bërë pjesë e katalogëve përkatës.

Modelingu në Shqipëri është profesion apo pasion ?
Modelingu nis në të gjithë globin si një Pasion. Koha më pas të tregon nëse mund të kthehet në një profesion të mirëfilltë. Mundësitë për Modelingun e një vendi të vogël dhe me shumë problematika si Shqipëria, janë të kufizuara. Rrallë herë moda merr prioritet dhe kjo është e kuptueshme.

 Cili është stilisti & fotografi shqiptar më i mirë, sipas jush ?
Janë të shumtë por do të veccoj ketu fotografin Sonny, & Stilisten e njohur Estela Koni.

Si nis dita për Albanin ? 
Fillon herët duke shkuar në shkolle. Aktualisht jam në vit të parë në shkollë të mesme , më pas kafeja me shoqërinë dhe impenjimet e ndryshme.

 Na tregoni diçka për jetën tuaj sentimentale. A jeni i dashuruar ?
Jo gjithçka lidhet me dashurinë. Nuk kam kohë për Dashuri.
Te prekin thashethemet që dëgjon për veten ?
Thashethemet në momentin e parë prekin këdo. Kur pastaj i analizon dhe i mendon me gjakftohtësi që bëhet fjalë thjesht për fjalë boshe dhe pa baza i anashkalon. Njerëz të boshatisur ka gjithandej.

Përkufizo termin Dashuri.
Dashuria … Dashuria çon botën përpara. Dashuria nuk duhet të mungojë në jetën tonë. Dashuria për familjen, për miqtë, për punën tënde, për gjithçka !

Veshja juaj e preferuar ?
Veshja ime është gjithmonë në varësi të programit ditor që kam. Nëse është një ditë e zakonshme në shkollë, e veshur sport & praktike.Nëse programi ditor kërkon diçka më klasike apo moderne, sigurisht që i përshtatem eventit.

Cili është personazhi shqiptar i veshur më mirë , Sipas jush ?
Janë të shumtë, por do të veçoj këtu Prezantuesen e njohur Alketa Vejsiu e cila është plot sharmë & elegancë.

Pjata e preferuar e Albanit ?
Supa me perime & sallatrat e ndryshme.
Dhurata më e bukur që ke marrë së fundmi ?
Unë marr shumë dhurata, por do të veçoja një komplet tutash sportive që mi dhuroi nje miku im për Festat e fundvitit.
Cështë familja për ju ?
Do ta përshkruaj Me dy fjalë, pika e referimit dhe e mbështetjes. Familja është gjëja e pazëvëndësuar në jetën e njeriut, qeliza baze e shoqërisë.

 Cili është idhulli juaj në botën e televizionit & spektaklit ?
Janë të shumtë por do të veçoj këtu Moderatorin e njohur televiziv, Ledjon Lico .