Miss International 2015, është Edymar Martinez

554
Është vajza nga Venezuela Edymar Martinez më e bukura në botë. Bukuroshja 20 vjeçare, është kurorëzuar Miss International 2015, duke mundur konkurrentet nga 65 vende të botës. Ceremonia u mbaj në Grand Prince Hotel Takanawa të Tokyo, Japoni, sot në 5 nëntor dhe pas bukuroshes Edymar janë renditur konkurrentet nga Honduras, Kenya, Vietnam dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eshtë herë e gjashtë nga 1960, vit kur nisi edicioni i parë i konkursit, që kurora i shkon përfaqësueses nga Venezuela. Edhe në 2014 fituese ishte një bukuroshe latine, pikërisht Miss Porto Rico, Valerie Hemandez, që ashtu siç e kërkon tradita, i dhuroi kurorën missit të ri.Ja disa foto nga spektakli.
Sigal