Mesazhi i Papa Françeskut: Krishtlindja, duke u mbytur nga materializmi

559
Sigal

Papa Françesku tha se kuptimi i vërtetë i Krishtlindjeve është duke u mbytur nga materializmi.

Gjatë një meshe të Krishtlindjes në masa të larta sigurie në Vatikan, kreu i Kishës Katolike  denoncoi vuajtjet e vazhdueshme të fëmijëve.

Papa përmendi ata që po përballen me urinë, rrezikun në rrugët e emigrimit dhe bombardimin në qytetet e Sirisë, si në Aleppo.

Ata që do të ndiqnin të shtunën meshën brenda Bazilikës së Shën Pjetrit është dashur të kalojnë nëpër detektorë metali.