Maria Prifti: “Ëndërroj”, kënga që më hapi dyert e suksesit

1580
Sigal

INTERVISTA/ Flet këngëtarja Maria Prifti: “Më bezdisin ngacmimet e çunave në rrugë”

Ka filluar të këndojë qysh fëmijë duke marrë pjesë në disa festivale fëmijësh. Kjo për shkak të traditës familjare, pasi babai i saj Stefi Prifti është një nga këngëtarët më të pëlqyer në Shqipëri. “Ëndërroj”, është kënga e parë e saj në skenë, e kompozuar nga babai i saj Stefi Prifti, i cili  ka ndikuar dhe e ka ndihmuar të orientohet më kollaj dhe të kuptoj sesi funksionon muzika në Shqipëri, gjithmonë e ka përkrahur në ato që duhet për t’i realizuar.

 Zbulimet e talenteve në këngë bëhen qysh fëmijë. Kur përkojnë fillimet e tua?

 Kam filluar të këndoj që kur kam qenë fëmijë duke marrë pjesë në festivalet e fëmijëve

 Kush kanë qenë ata që kanë zbuluar talentin tënd në këngë?

Ajo që më ka zbuluar mua ka qenë familja ime. Kjo për arsyen e njohur se babai im është muzikant dhe e ka të zhvilluar intuitën në veshin e muzikës. Babai im është Stefi Prifti, i cili ma ka bërë këngën edukatë. Një këngëtare brenda familjes nuk kishte si të mos binte në sy tek babai im.

 Të vijmë tek kënga e parë, cila ka qenë ajo?

 Kënga e parë që kam kënduar në skenë ka qenë në Festivalin e Fëmijëve, titullohej “Beyonce Shakiren” “Ëndërroj”, e kompozuar nga babai im dhe me këtë këngë kam fituar Çmimin e Parë.

 Cilat kanë qenë këngët tuaja të preferuara në fillimet e karrierës?

 Këngët e mia të preferuara nuk mund të numërohen, kështu që po them vetëm fiksimin e momentit që është “Sei Sola Baby”. Një këngë magjike për mua. Secili ka preferencat e tija, që unë kështu nuk dua t’i imponohem fansave të mi.

 Të qenit këngëtare një profesion i vështirë, por edhe i bukur. Po çdo profesion ka dhe orientimet e veta. Kush ka ndikuar në seleksionimet tuaja?

 – Sigurisht babai, Stefi Prifti. Ai ka ndikuar dhe më ka ndihmuar të orientohem më kollaj dhe të kuptoj sesi funksionon muzika në Shqipëri, gjithmonë më ka përkrahur në ato që duhet për t’i realizuar, më ka mësuar t’i realizoj në kohën dhe mënyrën e duhur.

 Skena ka dhe të papritura, je ndjerë ndonjëherë keq në skenë?

   Nuk besoj se deri tani kam pasur një ditë për ta quajtur kaq të keqe, falënderoj zotin për këtë. Mund të kem pasur momente të vështira, por jo të pariparueshme që të lënë hidhësi të paimagjinueshme. Vogëlsira që kalojnë me sekondën në skenë.

 Ku ndiheni mirë kur të thonë jeni e bukur, apo jeni këngëtare e mirë?

Të dyja janë lavdërime dhe kanë efektet e tyre. Njeriut gjithmonë i pëlqen ta lëvdojnë. Fjalët e mira dhe të motivojnë, ato negative të bëjnë pesimist. Ndaj them mos e kurseni fjalën e mirë.

 -Kush është objektivi juaj kryesor në jetë?

– Objektivi kryesor është të arrij të jem një njeri i mirë siç më kanë mësuar të jem, të vazhdoj ëndrrën time dhe ta kthej realitet.

 Cilat kanë qenë vendet, ku keni lëvizur më shumë vitet e fundit?

– Vitet e fundit i kam bërë në Greqi, Shqipëri dhe Turqi. Pra kam qenë në lëvizje pasi kam pasur shumë kërkesa. Puna e këngëtarit varet nga aktivitetet. Kush këngëtar qëndron në vend, asnjëherë nuk do marrë aq sa meriton.

 Si e mendon mashkullin perfekt?

 Nuk e besoj shumë perfeksionin jo vetëm tek një mashkull po tek asnjë njeri, madje as tek femrat. Përsa i përket paraqitjes nuk mund të them diçka konkrete përveçse të jetë i gjatë shumë, se dhe vetë jam shumë e gjatë… (qesh).

 Me kë shoqëroheni më shumë, me femra apo me meshkuj?

 Nuk e ndaj shoqërinë sipas gjinisë, kam shoqe shumë të mira ashtu siç kam dhe shokë shumë të mirë.

 Cilën ditë do të veçoni nga jeta juaj?

 Çdo ditë për mua është e bukur, por veçoj ditën që lindi motra ime e vogël. Jam ndjerë e plotësuar.

 Cila markë makine të pëlqen?

 Nuk më kujtohet si e ka emrin marka, por në përgjithësi pëlqej makinat e mëdha.

 Veshja e preferuar?

Ato që më bëjnë të ndihem mirë.

 Keni menduar ndonjëherë t’i propozoni ndonjë mashkulli?

Unë jam njeri që e shpreh shumë hapur dhe atë që kam e them, nuk do ta quaj propozim siç e keni shprehur ju, po nëse vërtet, vërtet do më pëlqente dhe mund t’ja kisha shprehur se di …

Po kur flasim për ngjyrat e veshjeve, syzeve, etj..

Më pëlqejnë ngjyrat në përgjithësi, por varet, sipas gjendjes sime shpirtërore ajo që vesh, në verë fustane. Thekson se në verë më pëlqejnë fustanet apo diçka e lehtë.

Parfumi i preferuar?

Kam përdorur të ndryshëm po për momentin më pëlqen parfumi dhe kremi “Ange ou Demon Le Secret i Givenchy” .

 Si vepron ndaj ngacmimeve në rrugë?

 Nuk më pëlqejnë dhe ndihem në siklet, vazhdoj rrugën.

 Ke pasur në shoqërinë tuaj ndonjë femër lezbike? E keni problem shoqërimin me to?

 Jo, nuk e di se deri tani nuk kam pasur në shoqëri, gjithsesi nuk e besoj se mund ta kem problem.

 I preferoni frutat?

E çuditshme është që nuk para i preferoj frutat, gjithsesi nuk është se kam ndonjë më të preferuar pasi nuk jam shumë e dhënë pas tyre.

 Marrëdhëniet me palestrën dhe elegancën?

Jam marrë me palestër intensivisht që në moshën 14 vjeç, por tani kam gjysmë viti thuajse që nuk merrem më dhe më vjen keq që s’po e rigjej atë vullnet që kam pasur.

 Cilat janë planet e së ardhmes?

Plani im kryesor tani për tani është shkolla dhe dua të dal vërtet mirë atje.

 Cili ka qenë momenti më i vështirë në skenë?

Moment të keq në skenë nuk kam pasur, por momenti që jam ndjerë më me shumë emocione ka qenë në Festivalin e RTSH-së kur kam kënduar për të përshëndetur bashkë me babain dhe xhaxhain.

 Cilat janë planet e së ardhmes?

Të bëj një album si ai i babait dhe xhaxhait tim që nuk lodhem së dëgjuari: Të mos kem frikë të ëndërroj!