Lu, rafting në Osum

585
Bukuria e kanioneve shumë vjeçare ka tërhequr vëmendjen e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, i cili nuk i ka rezistuar dot tundimit për të provuar për herë të parë eksperiencën e të bërit rafting në Kanionet e Osumit në Skrapar me Albania Rafting Group.
Kanionet e Osumit ambasadori i vuri në krye të listës mes destinacioneve të vizituara në Shqipëri, duke e vlerësuar rafting si një sport argëtues dhe emocionues, shumë i preferuar dhe nga fëmijët.
“Kanioni iOsumit është shumë i veçantë. Ky është vendi më i preferuar në Shqipëri. Unë e kam një vend të ri të preferuar. Më pëlqen shumë që është një eksperiencë e avancuar që mund të kalojmë me fëmijët gjithashtu. Është shumë me emocion, shumë bukur, por për fëmijët gjithashtu është shumë, shumë mirë”, tha ambasadori Doanld Lu.
Ambasadori Lu vizitoi në terren edhe fazën e parë të zhvillimit të qendrës ekologjike të sporteve në natyre ‘Albanian Adventure Resort’, një nismë e Federatës Shqiptare të Rafting dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, një qendër, ku veç rafting, do të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh në afërsi të kanioneve të Osumit, si: kajak, hidrospid, kalërim, çiklizëm malor, kacavjerrje dhe sporte të tjera në natyrë.
Sigal