Liqeni i Ohrit ndër perlat ujore më të spikatura në të katër stinët e vitit

5470
Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri. 

Furnizimi me ujë
Bregu i liqenit pranë manastirit të Shën Naumit më pas mali i Galiçicës.

Liqeni i Ohrit furnizohet me ujë nga burimet e shumta përreth. Një nga burimet më të mëdha gjendet pranë kufirit shqiptaro-maqedon pranë Manastirit të Shën Naumit në Maqedoni. Aty buron uji që vjen nga liqeni i Prespës, niveli i të cilit është 200 metra më i lartë se ai i liqenit të Ohrit. Në anën e Shqipërisë gjendet gjithashtu një burim i madh në parkun e Drilonit pranë fshatit Tushemisht. Uji largohet nga liqeni në drejtim të Veriut nëpërmjet lumit Drini i Zi, i cili rrjedh permes qytetit të Strugës.

Liqeni i Ohrit dhe ai i Prespës
Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit.liqeni i ohrit eshte nje nga terheqjet e shumta per turiste vendas dhe te huaj

Flora dhe fauna
Liqeni i Ohrit është shtëpia e shumë kafshëve endemike, të cilat vijnë vetëm në ujërat e tij. Në liqen rriten 40 specie të rralla, ndër më të njohurat dhe ekonomikisht më të rëndësishmet është peshku i pastër i llojit Salmo letnica, (Korani), “Salmothimus ohridanus”,(Belushka).

Një pjesë e Bregut të liqenit së bashku me qytetin e Ohrit është emëruar nga UNESCO si trashëgimi botërore.

Korani, peshku unikal i liqenit të Ohrit shkon drejt zhdukjes
Pogradeci është qytet që e ka liqenin në gjirin e tij. Shëtit nëpër rrugë dhe ndien përplasjen e dallgëve, këcitjen e peshkut, klithjen e pulbardhave. Fle natën dhe të duket sikur liqenin e ke aty, nën jastëk, si një ninull të bukur hipnotizuese. Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetër në botë, i krijuar prej 4 milionë vjet përara. Ky liqen, me brigjet e tij magjike i ka dhënë qytetit të Pogradecit madhështi, e ka bërë atë hijerëndë dhe befasues në të gjitha stinët.

Në sajë të jetëgjatësisë së tij, janë ruajtur lloje bimësh dhe peshqish që nuk gjenden në asnjë liqen tjetër të botës. Këtu përfshihen 17 lloje peshqish, midis tyre më unikali dhe i vetmi, Korani (salmone letnica), si dhe krapi, belushka, skobuzi, kleni, ngjala, etj. Por, liqeni është i mbipopulluar edhe faunë të pasur, si dhe zogj ujorë, ku dallohen zogjtë zhytës, si pelikani, mjelma, koromanti, si dhe zogjtë notues, si guzat, shqipkat, rosat etj.

Për këtë vitalitet dhe këto asete, në vitin 1980, liqeni është shpalur nga UNESCO, “thesar i trashëgimnisë, gjuetia botërore”. Por, Liqeni i Ohrit, po përballet me një sërë problemesh serioze mjedisore, si dhe pa kontrolluar, të cilat po e dëmtojnë seriozisht.

Korani drejt zhdukjes
Korani, ky peshk i rrallë antik, që jeton në liqenin më të vjetër të botës, është në një pikë shumë kritike, së pari nga mbipeshkimi dhe gjuetia pa kriter, madje edhe në kohën e shumimit të tij, që është një katastrofë. Në Liqenin e Pogradecit, pas vitit 1992, peshkojnë pa liçencë dhe pa asnjë kriter, vetëm në qytet gjenden mbi 600 varka dhe po aq në zonën e Hudënishtit dhe në atë të Linit. Fshatrat bregliqenorë gjuajnë koranin në mënyrë ilegale. Vetëm para pak ditësh, revista e njohur shkencore, një nga më prestigjozet “National Geographic”, që botohet në 64 gjuhë të botës, pas një studimi të shkencëtarve amerikanë, arrinte në konkluzionin, se jemi para një katastrofe të madhe korani, specia më e vjetër dhe e rrallë në botë është drejt zhdukjes së plotë.

Shkencëtarët amerikanë iu bënin thirrje atyre të Evropës dhe të Ballkanit, që t’i bëjnë ballë kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore. Sipas studimit të revistës amerikane, vetëm pjesa shqiptare nxjerr nga liqeni rreth 80 tonë koran në vit. Madje, është bërë një propozim edhe nga qeveria maqedonase, që për 5 vjet të ndalet krejt gjuetia e koranit në liqen, por edhe kjo masë shkencëtarve iu duket e vogël, para gjëndjes aktuale, që ka liqeni dhe korani.

Katër kilometërnë lindje të Pogradecit ndodhet pika turistike e Drilonit
Sapo hyn në Drilon, një tjetër ndjesi të pushton si qenie, duke ta mbushur me ajër të thellë dhe të pastër të gjithë aparatin e frymëmarrjes. Pasi ke ecur në një rrugë të rregulluar më së miri përgjatë vijës liqenore, një udhëtim me një pamje fantastike, do të zbresësh për të shijuar një bukuri natyrore që të mahnit me bukurinë që natyra, por edhe njerëzit me përpjekjet e tyre kanë bërë të mundur që vizitorët e Drilonit të përjetojnë pushime mjaft të këndshme dhe relaksuese pranë liqenit dhe pranë pyllit të gjelbëruar, me freski, me bukuri natyrore dhe me një natyrë çlodhëse e ushqim të bollshëm dhe shumë shijues si peshku. Peshku, ushqimi më i preferuar për të gjithë banorët e këtyre zonave dhe jo vetëm, por ata nuk harrojnë ta servirin atë si emblemë të ushqimit turistik që shoqëron udhëtimet e të gjithë udhëtarëve drejt këtij destinacioni. Kush ka qenë në Drilon, vështirë se ka harruar të kthejë në kompleksin Rritja e Peshkut, ku në një basen aq të bukur mund të soditen e të admirohen Korani i famshëm, peshq të tjerë e zogj të ndryshëm që ju bëjnë shoqëri, bashkë me mjellmat, që mirëpresin duart e vogla të fëmijëve që u hedhin për të ngrënë.

Korani, mjellmat dhe lulet….e pastaj vargjet lasgushiane! Mjafton të përmendësh këto fjalë kyçe dhe kuptohet se fjala është për një nga mrekullitë e natyrës në vendin tonë, liqeni i Ohrit, syri shpirti dhe jeta e Pogradecit. Liqeni i Ohrit është ndër perlat ujore më të spikatura në të katër stinët e vitit. Kur Pogradeci zbardhet në dimër, ai është një sy i kaltër, i gjallë që kontstraston bukur me bardhësinë e dëborës. Nëse kalon fundjavë apo ditë vere në Pogradec padyshim që liqeni është vendi protagonist i pushimeve të kujtdo që stacionohet në këtë qytet qoftë edhe për një fundjavë të vetme. Liqeni i Ohrit u krijua 5 milionë vjet më parë nga një shembje e tokës në pjesën perëndimore të Alpeve Dinarike. Origjina e tij njihet si tektonike fundosëse dhe vazhdon të jetë akoma aktiv. Në të gjithë botën ka vetëm pak liqene me këtë origjinë midis të cilëve më të njohurit janë liqeni Bajkal dhe Tanganika. Eshtë një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe sipas matjeve thellësia e tij rezulton 288 metra, por besohet të jetë akoma edhe më I thellë. 

Parqet e Pogradecit
Duke shëtitur përgjatë liqenit mund të gjeni shumë bare dhe restorante, shtëpit pushimi dhe hotele të cilat ofrojnë mundësi akomodimi të ndryshme. Por mos harroni të shijoni edhe parqet e luleve, një traditë e ruajtur me fanatizëm edhe në ditët e sotme. Ju mund të shëtisni në shëtitoren “1 Maji”, përgjatë plazhit te qytetit dhe të shijoni peisazhin e mrekullueshëm të “liqerit që dremit”

Kuriozitet 
Pse është i pamundur kalimi nga uji në tokë?
Evolucionistët thonë se një ditë të bukur disa specie që jetonin në ujë, në një farë mënyre filluan të ecnin në tokë dhe u shndërruan në banore të tokës. Ka shumë fakte që e bëjnë këtë kalim të pamundur. 

1. Pesha trupore: Gjallesat ujore nuk e kanë problem peshën trupore gjatë lëvizjes. Por ato që banojnë në tokë harxhojnë 40% të energjisë së tyre vetëm për të lëvizur. Kështu, këto krijesa që pretendohet të kenë kaluar në tokë, duhet të kishin zhvilluar një sistem të ri muskulor dhe skeletor për t’iu përshtatur kushteve të reja të tokës, por kjo është e pamundur të ndodhë nga mutacione të rastësishme.

2. Ruajtja e temperaturës: Në tokë temperatura mund të ndryshojë shpejt dhe në një shkallë të gjerë. Gjallesat tokësore kanë një mekanizëm trupor që u përgjigjet këtyre ndryshimeve të mëdha të temperaturës. Në ujë temperatura ndryshon ngadalë dhe jo në të njëjtën shkallë si në tokë. Një organizëm i gjallë që ka një sistem trupor të rre- gulluar sipas temperaturës konstante të ujit, duhet që ta modifikojë sistemin e tij mbrojtës për të siguruar minimizimin e dëmeve që mund të shkaktohen nga ndryshimi i temperaturës në tokë. Eshtë budallallëk të thuash se peshqit e arritën këtë nga mutacione të rastësishme, sapo dolën në tokë.

3. Përdorimi i ujit: Eshtë e domosdoshme për procesin e metabolizmit që uji, bile edhe lagështia, të përdoren me kursim për shkak të burimeve të pakta të ujit në tokë. P.sh. lëkura duhet të jetë e atillë që të lejojë humbjen e ujit në një masë të caktuar pa lejuar një avullim të lëngjeve në shkallë të gjerë. Prandaj, krijesat e tokës kanë sensin e etjes, diçka që krijesat e ujit nuk e kanë. Përveç kësaj lëkura e krijesave të ujit nuk është e përshtatshme për një ambjent pa ujë.

4. Veshkat: Gjallesat e ujit mund të shkarkojnë lehtësisht materialet e padëshiruara, veçanërisht amoniakun, në trupin e tyre duke i filtruar ato, meqenëse gjendet ujë i bollshëm në ambientin e tyre. Në tokë, uji duhet të përdoret me kursim. Kjo është arsyeja pse gjallesat banore të tokës kanë sistemin e veshkave. Falë këtyre veshkave, amoniaku magazinohet duke u shndërruar në ure, duke përdorur minimumin e sasisë së ujit gjatë daljes së tij. Për më tepër, sisteme të tjera janë të nevojshme për të siguruar funksionimin e veshkave. Shkurt, për kalimin nga uji në tokë duhej që gjallesat patjetër të kishin veshka, të cilat duhet të ishin formuar menjëherë sapo ato të shkelnin në tokë.

5. Sistemi i frymëmarrjes: Peshqit “marrin frymë” duke absorbuar oksigjenin e tretur në ujin që kalon në velëzat e tyre. Ata nuk mund të rrojnë më shumë se disa minuta jashtë ujit. Që të jetojnë në tokë, ata duhet të pajiseshin me mushkëri perfekte menjëherë.
Eshtë më shumë se e pamundur që të gjitha këto ndryshime kolosale të kenë ndodhur në të njëjtin organizëm në të njëjtën kohë, të gjitha rastësisht.
Sigal