Kura me akull zgjidh problemet në fytyrë, provojeni!

503
Sigal

Akulli është produkti më i ri në kozmetikë që ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës së fytyrës, por duhet të bëni kujdes që ti mbështillni më parë se ti vendosni në fytyrë pasi kontakti i drejtpërdrejtë në fytyrë shkakton probleme.

Copat e akullit përdoren për reduktim të dukshmërisë së akneve.
Disa minuta me kokërr akulli e fërkoni zonën e lëkurës të prekur nga aknet dhe do ta reduktoni inflamacionin.

Femrat që kanë pore të zgjeruara në fytyrë dhe qafë duhet që për një muaj ta aplikojnë trajtimin me kokrra të akullit, pra që me të t’i bëjnë masazh fytyrës dhe qafës.

Gjithashtu, akulli është një zgjidhje e mirë për femrat që kanë lëkurë të yndyrshme. E pastroni fytyrën me akull të grimcuar për shtatë ditë me radhë dhe do t’i shihni rezultatet pozitive.
Për freskim të menjëhershëm përdorni kokrra akulli në kombinim me ujë të trëndafilit, sepse në këtë mënyrë mund t’i zbutni djegiet nga dielli.

A e keni ditur se akullin mund ta përdorni edhe për heqje të qimeve nga fytyra? Edhe pse bëhet fjalë për një proces të gjatë, ftohtësia mund ta shkatërrojë krejtësisht rrënjën e qimes së flokut. Pas masazhit të fytyrën me kokrra akulli, aplikojeni edhe pilingun natyral për fytyrë.