Kujdes! Mos shikoni shumë TV

656
Ndjekja e televizorit për një kohë të gjatë dyfishon riskun për mpiksje të gjakut ose ndryshe siç quhet ne botën e mjekësisë shkakton “trombozë venoze”. Kz eshte rezultati i një studim te fundit nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Vermontit.
Sipas raportit njerëzit që nuk bëjnë aktivitete fizike dhe qëndrojnë gjatë ulur kanë 1.8 herë më shumë mundësi për të pësuar mpiksje të gjakut në venat e këmbëve, krahëve dhe legenit.
Por jo vetëm kaq një tjetër shqetësim ngrihet nga studiuesit të cilët kanë raportuar që këta persona rrezikojnë me 25% me shume se te tjeret për tu bërë obezë.
Doktoret këshillojne që shikimi i televizorit të reduktohet ose të paktën gjatë kohës që ndjek emisionin e preferuar të merresh dhe me ndonjë aktivitet paralelisht.
Mjeket i zhvilluan studimet në SHBA ku morën në hulumtim mbi 15 mije persona të moshës 45 deri në 64 vjeç.
Sigal