Kristiano Ronaldo, në “rrezik” nga Sara Sampaio

551
Sigal

 Ylli i Realit të Madridit bashkëjeton me modelen ruse Irina Shajk, por pëlqehet nga portugezja

Kristiano Ronaldo është një futbollistët më të mirë në botë. Ylli i Realit të Madridit, së fundi mori titullin e kalorësit në Portugali. Ish-lojtari i Mançester Junaitid bashkëjeton prej disa vitesh me modelen ruse, Irina Shajk (27 vjeç), një nga femrat më të bukura në botë. Por, tani “Don Zhuani” portugez rrezikon të jetë viktimë e një tjetër femre të bukur, pikërisht Sara Sampaios, bashkëatdhetares së tij. Sara pozon në linjën e të brendshmeve. Ajo është një nga top modelet më të paguara në botë. Portugezja 22-vjeçare konsiderohet si “mrekullia e tetë e botës”. Ajo ka sfiluar për “Victoria’s Secret”, ashtu si Irina Shajk e Adriana Lima, por tani sfilon për linjën e të brendshmeve “Aqua Bendita”. Paparacët e gjithë revistave të botës janë në përgjim të Kristiano Ronaldos, për ta kapur atë në prani e Sara Sampaios. Sara ka pozuar për revistat si “GQ”, “Elle”, “Vogue” dhe “Glamour”. Ajo ka fituar “Globin e Artë” në Portugali në vitin 2011 dhe 2012 për modelin më të mirë femër. Ajo ka qenë imazhi i disa reklamave.

 Lionel Mesi, kampioni i rrjeteve sociale

 Lionel Mesi mund të mos e fitojë sot për herë të pestë “Topin e Artë”, por ylli i Barcelonës është kampion absolut në rrjetet sociale. Argjentinasi është futbollisti më i përmendur në mjetet e informimit, blogjet e ndryshme. Ai lë pas brazilianin Nejmar të Barcelonës dhe portugezin Kristiano Ronaldo të Realit të Madridit. Emri i Lionel Mesit referohet më shumë se 47 milionë herë komentet në internet (47.491.470), ndërkohë që Nejmar shfaqet 17.687.853 herë. Podiumi kompletohet me Kristiano Ronaldon, i cili ka 11 milionë komente. Përsa u përket lojtarëve të tjerë më të mirë në botë janë këto rezultate: Runi (2.732.404 përmendje), Sergio Ramos (2.004.768), Balotelli (1.943.307), Iker Kasijas (1.614.915) apo Zlatan Ibrahimovic me 199.078 citime.

 Melisa Sata, “princesha” e Kevin-Prince Boateng

 Top modelja Melisa Sata dhe mesfushori ganez Kevin-Prince Boateng kaluan pushime më të vërtetë të bukura, së pari në Gjermani dhe më pas në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por, nëse Melisa është rikthyer në Torino, me barkun që i rritet ditë pas dite, “princi i kaltër” i saj, Kevin-Prince Boateng shënoi gol për ekipin e tij gjerman, Shalke 04 në fitoren 3-2 në miqësoren kundër Eintrahtit të Frankfurtit. Melisa ka një orkes të shkëlqyer dhe hollësitë e psonisjeve të saj i ka treguar në blogun e saj në internet. “Kërkoja diçka për të ngrënë, por frigoriferi im ishte bosh! Kështu që bëra një xhiro në supermarket. Bleva gjërat thelbësore, të cilat nuk mund të më mungonin: fruta, mjaltë, lëngje të ndryshme, çereale. Në këtë periudhë kam nevojë për të ngrënë shëndetshëm, jo vetëm për vete, por edhe për fëmijën që kam në bark”. Kevin-Prince Boateng ka lindur në Gjermani, por duke qene me origjinë ganeze ka zgjedhur të luajë me Kombëtaren e atij vendi, ndryshe nga gjysmëvëllai i tij, Zhermo Boateng i Bajernit të Munihut që ka zgjedhur Gjermaninë. Kevin-Prince ka luajtur më parë me Milanin (2010-2013), ku edhe është njohur me italianen Melisa Sata.

Mikael Shumaker, testament 900 milionë euro

 Një testament prej 920 milionë eurosh për Mikael Shumakerin. Ish-Kampioni i Botës është ende i pastabilizuar, por ende në gjendje kritike për jetën. Gjermani 45-vjecc për jetën. Gjermani 45-vjeçar u aksidentua, më 29 dhjetor në resortin e skive në Maribel të Francës, ku pësoi goditje në kokë. Ai ndodhet i shtruar ën spitalin e Grenoblës. Mediat angleze i referohen një interviste të dhënë nga Shumakeri për mediat gjermane tre vjet më parë, ku ai pohonte se tashmë e kishte shkruar testamentin e tij, pasi sipas tij, jeta e tij ka qenë gjithmonë në buzë të rrezikut. Sipas asaj, që shkruan “Daily Mail”, shuma e lënë fëmijëve dhe bashkëshortes së tij, Korina, shkon në 920 milionë euro. Ndërkohë që, në asetet e tjera janë një park i madh makinash luksi dhe një numër i madh pronash. Një thesar i vërtetë. Gjithsesi, Shumakeri është në luftë për jetën dhe mjekët e spitalit të Grenoblës mendojnë se ai do t’ia dalë.