Kini pagjumësi, ja cili është armiku juaj

505
Sigal

Një studim i realizuar nga Universiteti i SHBA ka vërtetuar se sa më shumë kohë të kaloni përpara ekranit të telefonit, aq më shumë mundësi ka të bëni një gjumë të dobët gjatë natës.

Pajisjet elektronike si telefonat celularë apo tabletët çlirojnë dritë blu, e cila sinjalizohet në tru për të ndaluar prodhimin e melatoninës – substancës që përgatit trupin për gjumë duke “mashtruar” trurin duke e bërë të mendojë se është ende ditë.

Kërkimi, i cili u publikua në gazetën Plos One, studioi sjelljet e 635 të rriturve amerikanë në një periudhë prej 30 ditore dhe zbuloi se koha mesatare e shpenzuar në një smartphone ishte 3.7 minuta për orë.

Studiuesit gjithashtu matën cilësinë e gjumit brenda të njëjtës periudhë kohore.

Të dhënat e mbledhura të 136 pjesëmarrësve treguan se një kohë e gjatë para ekranit të telfonit ishte e lidhur me një cilësi të dobët të gjumit.