Kinezët kopjojnë edhe “Land Rover Evoque”, vjen “Land Wind” (Foto)

612
Në ‘Shangai Auto Show 2017’ është prezantuar Land Wind që ka ngjashmëri të madhe me veturën britanike Land Rover.
Modeli Evoque është imituar deri në detaje, megjithëse materiali i përdorur dhe përfundimet, nuk janë të njëjta me origjinalin, shkruan tg.
Por, njohësit e automobilizmit konsiderojnë se është bërë përpjekje e madhe, ndërsa me çmimin prej 20.000 dollarëve mund të jetë mjaft e kërkuar në treg.
Në anën tjetër, në Kinë po vazhdojnë të kopjohen në masë të madhe veturat e Jeep dhe Porsche, por askush nuk po e ndalon këtë aktivitet.
Sigal