Khloe Kardashian bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë vajzën e saj

614
Sigal

Ylli i “Keeping Up with The Kardashian” ditën e sotme solli në jetë vajzën e saj.  Sipas burimeve ajo nuk i ka vendosur ende emrin vajzës së saj. Kourtney, Kim, Kris dhe shoqja e saj më e mirë, Malika ishin pranë saj gjatë lindjes, gjithashtu edhe i dashuri i saj, Tristan Thompson ishte atje. Ky është fëmija i parë i Khloe dhe yllit të Cavaliers së bashku, por bebi erdhi në jetë në një kohë pak të trazuar për çiftin. Khloe mbeti shtatzënë jo shumë kohë pas motrave të saj, Kylie dhe Kim.

 

Pak ditë më parë, Tristan u filmua me disa vajza të tjera duke e tradhëtuar të dashurën e tij, me të cilën priste të bëhej baba për herë të parë, Khloe-n, por nga kjo pakujdesi e tij u zbulua gjithashtu se Tristan e ka tradhëtuar Khloe-n  në tetor, kur ajo ishte vetëm 3 muaj shtatzënë.

 

Ajo ka vendosur fëmijën e saj para ndjenjave për të dashurin, ndaj kishte marrë edhe vendimin që ai të ishte i pranishëm gjatë lindjes së vajzës së tyre. Ajo ndodhet në Cleveland dhe është në gjëndje të mirë shëndetësore.