Julian Deda dhe Fatma Haxhialiu në komedinë e shkëlqyer “Një dasmë e hatashme”

521
Sigal

“Një dasmë e hatashme”është një komedi brilante, që e sjell në skenën teatrore regjisori Kiço Londo. Prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi”, shfaqja teatrore në fundjavë do të jetë për publikun në teatrin “Aleksandër Moisiu”në Durrës. Vepra e autorit Robin Hawdon me regji nga Kiço Londo pas suksesit, që pati më parë në qytetin e Elbasanit mbrëmjet e datave 18 dhe 19 shkurt do të jetë në Durrës. Një tekst mahnitës, kostume fine, aktorë të mrekullueshëm në këtë shfaqje teatrore. Julian Deda, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha vijnë me role nëkomedinë “Një dasmë e hatashme”. Regjisori Kiço Londo tregon se ajo që e ka ngacmuar më shumë për të sjellë këtë komedi brilante në skenëështë linja e dashurisë.“Arsyeja e parë pse zgjodha këtë vepërështë koherenca, që ka me realitetin shqiptar. Ngjarjet në vepër përshkruhen nga një kaos, nga mungesa e qetësisë, nga zgjedhjet gabim, nga çorientimi psiqik dhe fizik i personazheve dhe vetëm ndërhyrja e fortë e dashurisë bën që situata të kthehet në normalitet. Por ajo që më ka ngacmuar më shumëështë linja e dashurisë sëveprës. Pra përveçse është një komedi e bukur, e shpejtë, me karaktere të fuqishme, me dialog brilant, vepra ka edhe një linjë të dashurisë romantike. Dashuria zgjidh gjithçka”, shprehet regjisori Londo, i cili thotë se arsyeja e dytë pse e mori këtë vepër është përkthimi brilant i Artur Lenës. Në këtë komedi regjisori Londo ia ka besuar rolet artistëve të njohur, por dhe emrave që sipas tij janë surprizues për publikun. “Së treti doja të provoja dy gjëra që nuk i kisha provuar më parë. E paravendosja e Julian Dedës në personazhin kryesor të veprës dhe së dyti thirrja e dy aktoreve njëkohësisht që nuk vijnë nga bota eteatrit, por luajnë teatër për herë të parë siç është FatmaHaxhialiu dhe DenisaDemaj, që do të jenë surprizuese për publikun në sallë”, tregon regjisori Londo.

Ngjarjet në vepër

Një komedi brilante qëështë mirëpritur shumë nga publiku, por regjisori Kiço Londo shprehet se rezultati i punës për këtë vepër u pa që në premierën në Elbasan. “Kemi punuar me qetësi, me elegancë dhe besoj se rezultati u pa qartë në Elbasan. Salla plot dhe publiku ka qeshur gjatë gjithë shfaqjes dhe është shprehur se kur do të vijë kjo shfaqje sërish në Elbasan që ta rishohim”, thotë regjisori Kiço Londo. Premiera ishte më datë 14 shkurt në Elbasan, të shtunën dhe të dielën është në Durrës, por do të vijojë më pas në Tiranë dhe në skena të tjera nëpër Shqipëri. “Një dasmë e hatashme” komedi tipike britanike që përfshin një numër të pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e  hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë. Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të  përdorin shërbyesen e dhomave. Situata bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjitha pjesët.Gjithçka funksionon në fund, por jo pa dhimbje.