Julia Roberts: Pasioni për të bërë filma nuk e udhëheq më jetën time, prioritet kam fëmijët

532
Buzëqeshja rrëzëllitëse e aktores Julia Roberts, që ka spikatur në pjesën më të madhe të filmave të saj, në filmin e fundit të aktores nuk shfaqet gjëkundi. Në “Sekret në sytë e tyre”, aktorja shfaq anën e saj humane dhe jo atë sharmannte siç ka ndodhur zakonisht.
Fituese e çmimit “Oscar”, Roberts interpreton në rolin e një oficere poicie të traumatizuar. Në filmin i cili prej të premtes ka nisur të shfaqet në kinematë amerikane, Roberts në rolin e oficeres Jess, mbërrin në një skenë krimi, ku zbulon se viktimë është vazja e saj. Kjo skenë e shndërron atë në një njeri që është thyer dhe shkatërruar së brendshmi.
“Roli ishte jashtëzakonisht i vështirë, por mu tha mundësia të tregoj një periudhë të gjatë dhe të vështirë të jetës së një personi. Asnjëherë më parë nuk kam interpretuar jetën e një personazhi për një kohë kaq të gjatë”, tha aktorja.
Produksioni kinematografik është një riprodhim i filmit argjentinas “El Secreto de Sus Ojos”, i vitit 2009, që ka fituar edhe Çmimin Oscar si filmi më i mirë i huaj.
48-vjeçarja, Roberts, e cila në karrierën e saj ka interpretuar një sërë karakteresh femërore që nga Deizi në “Mystic Pizza” apo prostitutën Vivian në “Pretty Woman,” deri tek intrepretimi i “Erin Brockovich,”, rol që i dha asaj edhe çmimin Oscar.
Për “Sekret në sytë e tyre”, ku ajo shfaqet pa make up dhe me veshje të thjeshta, Julia shpreht se ky nuk është një film sipërfaqësor.
Roberts, e cila punon në industrinë e filmit prej katër dekadash, shprehet se prioritetet e saj në jetë kanë ndryshuar që kur është bërë nënë e tre fëmijëve me bashkëshortin e saj, kinematografin Danny Moder.
“Mendoj se pasioni për të bërë filma nuk e udhëheq më jetën time, por kinemaja është një vend krijues që e vlerësoj shumë.
“Unë dhe Danny jemi të apasionuar pas tre fëmijëve tanë, dhe duam që ata të rriten të fortë dhe të lumtur. Kjo për ne është një përfjegjësi e madhe.”
Sigal