Jolanda Dhamo: Atëhere, nëse nuk mund të ishe këngëtare nuk mund të bëheshe

1877
-Me këngën “Falja” vini së fundmi në tregun muzikor. Ka lidhje fabula me ndonjë histori personale? 

“Falja” është klipi im më i fundit, një prodhim i Swart. Falënderoj bashkëpunëtorët e këngës: Gjergj Jorgaqi, Gramoz Kozelin dhe De Vox. Për sa i përket titullit ishte ideja e kompozitorëve dhe s’ka lidhje me jetën time. 

-Ku ka humbur Jolanda, përse nuk keni qenë pjesëmarrëse në ndonjë event? Gjatë këtyre viteve s’e kam pasur të nevojshme të marr pjesë në një konkurrim, sepse ka mënyra të tjera për të qenë e pranishme, siç janë koncertet, klipet apo albumet, gjithashtu kam vite që këndoj në diaspore.

– Kthehemi pas në kohë, për të ditur se çfarë ka ndodhur me largimin tuaj jashtë vendit? 

Unë u largova nga Shqipëria në vitet ’91, si shumë shqiptarë të tjerë. Për 10 vjet nuk shkela fare këtu, dhe ndoshta shumë njerëz menduan se unë e kisha lënë karrierën time muzikore. Por jo. Gjatë këtyre viteve unë kam vazhduar të këndoj në Zvicër, Gjermani, Londër. Para shume vitesh bëra rikthimin tim të parë me një album, ku këngët ishin disi të thjeshta, dhe që po ta isha menduar më mirë do kisha sjellë krijime më të bukura. Gjithsesi pas albumit të parë, pati dhe një të dytë, dhe të tretë…. 

– Kush është Jolanda para viteve 90-të dhe tani që po flasim? 

Për kohën atëherë kam një nostalgji të madhe, jo aq për moshën sesa për momentet e bukura në skenë. Nuk e gjej dot tani atë ndjesi si këngëtare. Tani jam e shqetësuar për faktin se një këngë kushton shumë… 

-C’mendoni për artistët e rinj ?

Profesionalizmi i ndan këngëtarët, sepse kur vjen puna për të kënduar “live’, nuk i sheh asnjë nga ato këngëtaret e bukura në skenë. 

– Ka ekzistuar atëherë rivaliteti i egër mes artistëve, si i shihnin këngëtaret? 

Po ka ekzistuar por jo kaq sa sot. Atëherë nëse nuk mund të ishe këngëtare nuk mund të bëheshe. Ndërsa sot elektronika ka bërë që shumë këngëtare të dalin në skenë më zërin e përpunuar në kompjuter. 
– Jeta e këngëtarëve atëherë ka qenë gjithnjë një mister, nga ç’familje vinit ju? 

Unë jam bija e dy njerëzve të mëdhenj në Durrës. Nëna ime Pina Thani, (motra e aktores Tinka Kurti), atlete dhe hedhëse gjyleje disku ka thyer disa rekorde brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe ka jetuar 20 vite në Zvicër. Ndërsa babai im Petraq Dhamo ishte një nga këngëtarët shumë të njohur të Estradës së Durrësit dhe unë kam punuar me të. Ata kanë qenë të divorcuar, nuk jetojnë më prej tre vitesh, pasi u ndanë nga jeta dy javë njëri-pas tjetrit, një enigmë e madhe për ne. Njeriu më i afërt që më ka mbetur tashmë nga familja jonë e vogël është motra Marina, ndërkohë që kam dhe dy vëllezër nga babai. 

– Po familja juaj aktuale, cila është? 

Përbëhet nga djali im i vetëm.

-Ushqimi juaj i preferuar? 

Supërat me perime dhe mishi i pulës, 

-Na tregoni diçka për jetën tuaj private. 

Kam preferuar gjithmonë të jem diskrete për jetën time private. Ndihem shumë më mirë. 

-Sigurisht që jeni në formë të mrekullueshme. Si ja bëni, mbani dietë? 

Jo, dietë nuk mbaj, por është shumë e rëndësishme të ushqehem mirë. Të dobësohesh, duke ngrënë; dmth ushqehu mirë; zarzavate dhe fruta çdo vakt. 

-Çfarë ju bën të lumtur ? 

E gjej lumturinë tek gjërat e vogla. Jeta ma ka mësuar këtë. Njerëzit e kërkojnë lumturinë tek gjërat e mëdha, kur ndoshta e kanë fare pranë dhe s’e kuptojnë
Sigal