Johnny Depp në listën e aktorëve më të paguar për 2015

560
Revista Forbes ka publikuar listën e aktorëvë më të paguar në Hollywood për vitin 2015, dhe në krye të saj qëndron Johnny Depp. Ylli i filmit “Piratët e Karaibeve” ka lënë pas aktorin Adam Sandler, i cili kryesonte listën një vit më parë. Dy nga filmat që i kanë siguruar atij të ardhura të larta janë “Liza në botën e çudirave dhe “Piratët e Karaibeve”, seria e katwrt, dhe shuma e fituar është 3.7 miliardë dollarë.
Në vend të dytë renditet aktori fitues i ccmimit Oscar, Denzel Washington . Ai vijon të ruajë një status të fortë në Hollywood, me fitimet e këtij viti, të cilat i kanë siguruar edhe vendin e dytë në listën e Forbes.
Komediani Will Ferrell, i cili nuk është për herë të parë në këtë listë, renditet I treti. Në vitin 2009 dhe 2010 ai ka qendruar në krye të listës, duke u paguar 111 milion dollarë me filmin “Get hard”. Në vend të katërt renditet aktori irlandez Liam Neeson dhe pas tij në vend të pestë, Will Smith.
Sigal