Jennifer Lawrence joshëse në kopertinën e “Entertainment Weekly”

477
Joshëse, sensuale, seksi dhe pafund epitete mund të të vijnë në mendja teksa sheh fotografite e Jennifer Lawrence për “Entertainment Weekly”. Një cover që të lë pa frymë, e kanë cilësuar mediat amerikane kopertinën e revistës. Jennifer shfaqet në këtë kopertinë jo vetëm shumë sensuale por edhe me një look tërësisht të transformuar, në një bjonde platin.

25-vjeçarja e cila po shijon suksesin e filmit “The Hunger Games”, si edhe fitoren e një statuje të artë, shfaqet natyrale në coverin e revistës, teksa mban veshur një fustan të ngushtë mëndafshi në ngjyrë të zezë, me flokët e akullt bjondë dhe një tualet gati të tejdukshëm. Ajo që bie në sy është edhe lëkura e nxirë nga dielli e aktorës, ndërsa buzët e saj shkëlqejnë nga një buzëkëq i lehtë rozë.

Këtë vit Jennifer është vlerësuar nga revista edhe me çmimin “Entertainer of the Year,” dhe fotografitë e fundit e përligjin tërësisht këtë çmim. Aktorja këtë vit është përzgjedhur edhe si imazhi i markës prestigjioze Dior. Ndërsa së fundmi aktorja ka përfunduar edhe promovimin e filmit “The Hunger Games: Mockingjay Part 2”, dhe gjatë një interviste është shprehur: “Unë u bëra pjesë e këtij projekti kur isha 20 vjeç. Atehëre mendova, o zot i madh do të më duhen pesë vjet më këtë film, dhe mu duk një kohë e gjatë”.

Por ndërsa i thotë “lamtumirë” rolit të saj si heroina Katniss Everdeen, Jennifer shprehet e emocionuar për shfaqjen e filmit në Kinema. “Ndjehem e lehtësuar që më në fund gjithcka shkoi mirë. Tani më duhet të shoh përpara, për të tjera sfida”, tha aktorja.
Sigal