Ja çfarë thotë studimi i ri për femrat që jetojnë të rrethuara nga natyra

630
Sipas një studimi të ri të publikuar, gratë që jetojnë në shtëpitë e rrethuar nga më shumë bimësi jetojnë më gjatë se femrat që jetojnë në zonat me më pak gjelbërim. Studiues nga Universiteti i Harvardit dhe mjekë nga spitale të ndryshme në SHBA, kanë përdorur të dhëna nga 108,630 gra për 8 vite rresht dhe kanë arritur në këtë përfundim. 
Ata u shprehën se gratë që kanë jetuar në një mjedis të gjelbër kanë një normë prej 12% më të ulët të vdekshmërisë sesa ato femra që jetojnë në zonat më pak të gjelbra. Femrat që jetojnë në zonat me shumë bimësi kishin një normë 34% më të ulët të vdekjeve nga problemet e frymëmarrjes dhe 13% më e ulët e vdekjeve nga kanceri në krahasim me ato që jetojnë në zona pa gjelbërim.
Sigal